U shtynë bisedimet e paqes të planifikuar të mbaheshin në mes të talibanëve dhe një delegacioni të madh të afganëve

U shtynë bisedimet e paqes të planifikuar të mbaheshin në mes të talibanëve dhe një delegacioni të madh të afganëve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, shprehu zhgënjimin e tij për shtyrjen e bisedimeve të paqes, të cilat ishin planifikuar të mbahen në fundjavë midis talibanëve dhe një delegacioni të madh të afganëve. Rreth 250 politikanë afganë dhe figura të shoqërisë civile është dashur të takohen me negociatorët talibanë,  në Doha. Bisedimet janë parë si hapi i parë i rëndësishëm drejt gjetjes së një zgjidhjeje të negociuar për t’i dhënë fund luftës gati 18-vjeçare në Afganistan dhe për tërheqjen e trupave amerikane nga ky vend. Por, takimi u anulua papritmas për shkak të mosmarrëveshjeve rreth madhësisë dhe përbërjes së delegacionit afgan, që përfshinte disa zyrtarë të Qeverisë afgane, të cilët synonin të merrnin pjesë në kapacitet personal.

Talibanët kritikuan listën e gjatë të delegacionit afgan, duke thënë se nuk do të takohen me kaq shumë njerëz. Ata  gjithashtu thanë se nuk do të negociojnë me anëtarët e Qeverisë afgane. Militantët, deri më tash, kanë biseduar vetëm me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, duke i konsideruar ata si “armiqtë” kryesorë. Ata kanë refuzuar të bisedojnë me Qeverinë në Kabul, pasi, sipas tyre, ajo është “kukull” e SHBA-së. Shtetet e Bashkuara kanë ndërhyrë ushtarakisht në Afganistan në vitin 2001, pak kohë pasi militantë të lidhur me grupin terrorist Al Kaida kanë kryer sulme terroriste në tokën amerikane, duke vrarë mbi 3,000 njerëz. Ndërhyrja e SHBA-së dhe aleatëve të tjerë të NATO-s ka rrëzuar talibanët nga pushteti në Afganistan, në vitin 2001. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …