Ministria e Infrastrukturës ndan 100 mijë euro për komunën e Kamenicës

Ministria e Infrastrukturës ndan 100 mijë euro për komunën e Kamenicës

Banorëve të Kamenicës do t’iu asfaltohet një rrugë e re. Kjo u vendos me nënshkrimin e një Memorandumi të mirëkuptimit për financimin e projektit infrastrukturor “Asfaltimi i rrugës Bunari i Zenelit – Shkolla dhe Rruga Lokale”, të nënshkruar nga ministri Lutfi Zharku dhe kryetari Begzad Sinani. Ky projekt do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës, në vlerë prej 100 mijë euro. Kryetari Sinani falënderoi ministrin Zharku për mbështetjen e dhënë në financimin e këtij projekti të rëndësishëm të infrastrukturës rrugore të Komunës së Kamenicës. Projekti do të monitorohet nga një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa Komuna e Kamenicës do të emërojë një projekt-menaxher për të mbikëqyrur realizimin e projektit, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, pranimin teknik, në të cilin do të jetë një anëtar nga Ministria e Infrastrukturës.  Po ashtu, Komuna e Kamenicës do të kryejë procedurat e tenderimit, përzgjedhjen e operatorit ekonomik në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, si dhe obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme që projekti të realizohet brenda afatit të caktuar dhe me kualitet të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami akuzon Albin Kurtin: Me shqiptarët s’gjeti konsensus për presidentin, me strukturat paralele po

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin e Kosova, Albin Kurti, …