Ministria e Jashtme e Izraelit në pritje të vizitës zyrtare nga MPJD e Kosovës për ta nënshkruar njohjen

Ministria e Jashtme e Izraelit në pritje të vizitës zyrtare nga MPJD e Kosovës për ta nënshkruar njohjen

Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Izraeli padyshim se ishte një nga të arriturat më të mëdha në marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator 2020. Por pavarësisht se kanë kaluar disa muaj, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ende zyrtarisht nuk ka pranuar notën verbale të këtij shteti. Nga ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit, e udhëhequr nga Gabriel Ashkenazi, thonë se Izraeli është në pritje të një vizite të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, ku edhe pritet të bëhet nënshkrimi i një marrëveshje për krijimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve. Gjithashtu u theksua se pritet që në këtë vizitë të diskutohet edhe qëllimi i Kosovës për të hapur një ambasadë në Jerusalem. Nga ana tjetër, çështja e njohjes së shtetësisë së Kosovës pësoi ngecje të madhe, pasi njohjen e fundit ndërkombëtare që pati Kosova ishte në vitin 2018. Saktësisht ishte shteti i Barbadosi-t që njohu Kosovën më 15 shkurt të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …