Ministria e Mbrojtjes pritet që të ketë buxhet në vlerë mbi 100 milionë euro

Ministria e Mbrojtjes pritet që të ketë buxhet në vlerë mbi 100 milionë euro

Ministria e Mbrojtjes për herë të parë pritet ta ketë buxhetin e saj në vlerë mbi 100 milionë euro. Kjo u bë e ditur nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në faqen e tyre në rrjetin social. “Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në mbledhjen e 10-të të Qeverisë parasheh që, duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrotjes për herë të parë të jetë mbi 100 milionë euro. Qeveria Kurti ka për prioritet që të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë globale”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Me një sërë aktivitetësh shënohet 5 Maji-Dita e Dëshmorëve në Besianë

Agjenda e aktiviteteve për nderë të 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve Ftesë: në ora 12:00 Manifestimi …