leoni

Ministria e Punës mori vendim që pagesa mujore për familjet në skemën e ndihmave sociale do të rritet për 20%

Ministria e Punës mori vendim që pagesa mujore për familjet në skemën e ndihmave sociale do të rritet për 20%

Pagesa mujore për familjet në skemën e ndihmave sociale do të rritet për 20% dhe një propozim vendim i tillë është paraqitur sot nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica në mbledhjen e qeverisë, ku dhe ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar. “Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bazë të fushëveprimit dhe mandatit të saj, përveç kategorive tjera sociale ka për qëllim dhe objektivë mbështetjen e familjeve të varfra, përmes ofrimit të pagesës së Asistencës Sociale, për familjet që i plotësojnë kriteret sipas Ligjit Nr. 04/L-096 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë”, tha ministri Reçica. Bazuar në të dhënat e publikuara nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare mbi varfërinë dhe papunësinë, familjet në Skemën e Ndihmës Sociale vazhdojnë të janë shtresa më e varfër dhe më e goditur në aspektin ekonomik dhe social.

 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …