Koreja Veriore ka konfirmuar vdekjen e parë me koronavirus, pas mbylljes së kufijve prej fillimit të vitit 2020

Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i rasteve aktive ka arrit në 33 mijë

Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i rasteve aktive të infektuar me virusin korona ka arrit në 33 mijë. Gjithashtu njoftohet se që nga nisja e fushatës së vaksinimit e deri më tani, janë dhënë një milion e 700 mijë doza të vaksinës.  Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 804 mijë e 801 persona apo afër 45 për qind e popullsisë. Gjithashu njoftohe se për momentin, në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë për trajtim mjekësor janë 196 pacientë, të gjithë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë. Me oksigjeno-terapi janë 132 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 4 pacientë, Qeveria e Kosovës ka miratuar më 21 janar, masa të reja për luftim të pandemisë. Sipas vendimit të Qeverisë, qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën e tretë përforcuese.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …