Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari parlajmëron rishikimin e zonave ekonomike

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari parlajmëron rishikimin e zonave ekonomike

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportuar sot në Komisionin për Mbikqyrje Financiare për raportin e auditimit për pasqyrat financiare të MTI-së për vitin 2020. Hajdari ka ngritur disa çështje për siç tha ajo keqpërdorime me paranë publike, parregullsi dhe mangësi nga ish-MTI tani MINT. Por, shqetësuese, sipas ministres Hajdari mbetet projekti për ndërtimin e parkut industrial në Lumadh. Megjithatë, deputetë nga opozita nuk morën pjesë në këtë mbledhje,  Hajdari tha se do të iniciojnë rishikimin e të gjitha zonave ekonomike. Sipas saj, fatin e këtij rishikimi do ta ketë edhe Zona ekonomike në Drenas. Hajdari tha se do të marrin të gjitha masat për evitimin e të gjitha mangësive sa i përket të gjeturave nga auditori.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …