Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, priti në takim shefin e Njësisë për Kosovën dhe Maqedoninë, David Cullen

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, priti në takim shefin e Njësisë për Kosovën dhe Maqedoninë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Dejvid Kallen. Ajo e informoi  z Cullen rreth angazhimit permanent në reformat dhe masat sipas planit të përbashkët për zbatimin e MSA-së, duke e bërë vendin gati për anëtarësim dhe pjesë të Këshillit të Evropës. Agjenda Evropiane e Reformave, krahas MSA-së, mbetet prioritet. “Jemi të përkushtuar që së bashku me juve të zbatojmë MSA-në dhe procesin ERA 1, duke dinamizuar procesin dhe duke vënë kornizat e ERA 2”. Besojmë të përmbyllim zbatimin e planit aktual të veprimit me përjashtim të atyre që përballen me probleme politike”, theksoi Ministrja Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Jamie Shea: Prania e KFOR-it në Kosovë nuk rrezikohet nga ndryshimet në sigurinë evropiane

Prania e NATO-s në Kosovë, përmes misionit paqeruajtës KFOR, nuk pritet të ndikohet nga ndryshimet …