Ahmetaj: Fajon dhe Lunaçek kanë dhënë sinjale se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj kërkon nga BE-ja që mos ta mbajë të izoluar popullin e Kosovës

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka marrë pjesë në ekspozitën e organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Kosovë, organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjeter Bogdani”, në të cilën u festua 60-vjetori i nënshkrimit të Traktait të Romës, dhe 60-vjetori i Bashkimit Evropian. Ahmetaj në këtë takim ka thënë se BE-ja duhet të përshpejtojë përpjekjet për sjelljen e Kosovës më afër saj dhe të mos e mbaj të izoluar. “Është fatkeqësi që Bashkimi Evropian nuk i ka kushtuar vëmendje zgjerimit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në letrën e saj të bardhë (white paper)  në lidhje me të ardhmen e BE-së. BE-ja pa vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të ketë sukses. Në këtë përvjetor, vërtetë dëshirojë që populli im së shpejti të jetë në gjendje të udhëtojë lirshëm nëpër Evropë dhe të mos jetë më i izoluar, sepse izolimi dhe muret nuk janë përgjigje ndaj kërcënimeve me të cilat po përballet civilizimi. Koha është tani ose kurrë. BE-ja ka nevojë për Kosovën dhe Ballkanin, sikurse Ballkani që ka nevojë për BE-në, për stabilitet më të mirë politik, prosperitet ekonomik dhe më shumë siguri për rajonin dhe tërë botën”, ka deklaruar Ahmetaj

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …