Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, bisedoi me zëvendës-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana

Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, bisedoi me zëvendës-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka takuar zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana. Ajo ka thënë se NATO për qytetarët e Kosovës është simbol i lirisë dhe si e tillë mbetet, lidhje historike e strategjike tash e 21 vjet. “Shpreha mirënjohjen e thellë për prezencën e KFORit,  në Kosovë, dhe rolin e tyre kontributdhënës në funksion të paqes dhe stabilitetit rajonal”, është shprehur ajo  pas këtij takimi. “Kërkova nga z. Geoana mbështeten e plotë të NATO-s për Kosovën në procesin e përmbylljes së dialogut me Serbinë, gjersa bashkërisht do të punojmë në thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve tona që do të rezultonin në të ardhmen jo të largët, me anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO”, ka thënë ajo, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …