Sali Berisha

Ministrja, Ogerta Manastirliu, ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha më 6 dhjetor

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar në lidhje me protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha me 6 dhjetor, ditën kur liderët e BE do të vizitojnë Shqipërinë. Ajo  thotë se “non grata” i Partisë Demokratike nuk është halli i popullit dhe 6 dhjetori do të shënojë ditën kur shqiptarët do të braktisin një herë e përgjithmonë Sali Berishën, duke i kthyer shpinën përpjekjeve të non grata-s për të njollosur Shqipërinë. “6 Dhjetori është dita për të cilën çdo shqiptar ndihet krenar. Sali Berisha, jo. Interesat e shqiptarëve nuk përkojnë me interesat e Sali Berishës. Interesi i madh i shqiptarëve është që të vazhdojnë përpara me ritme të shpejta në rrugën e pakthyeshme të integrimit në Bashkimin Evropian. Interesi i vogël i Sali Berishës, është që të pengojë me çdo kusht dhe me çdo mjet këtë aspiratë historike të shqiptarëve. Njolla e “non grata”-s, nuk mund të jetë kurrsesi halli i një populli, rruga e të cilit është ndarë një e herë e mirë, shumë kohë më parë, nga Sali Berisha.  Shqipëria do ta mikpresë denjësisht për herë të parë, në 6 dhjetor, Samitin e Bashkimit Evropian  me vendet e Ballkanit Perëndimor, saktësoi Manastirliu

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja Vjosa Osmani, në shënim të 25-vjetorit të Masakrës së Mejës, ka thënë se kjo është Srebrenica e Kosovës

Kryetarja Vjosa Osmani, në ceremoninë  përkujtimore e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, ka …