Ministrja Zhiviç mori pjesë në inaugurimin e qendrës “Biofruti”

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviç mori pjesë në inaugurimin e qendrës për grumbullimin e bimëve mjekësore dhe aromatike “Biofruti” në Kaçanik, në pronësi të znj. Zarije Malesi. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe drejtoresha e USAID-it Lisa Magno, zëvendës-shefe e misionit të SHBA-së në Kosovë, Collen Hyland, si dhe përfaqësues të Komunës së Kaçanikut.

Ministrja Zhiviç me këtë rast theksoi se gratë në Kosovë paraqesin faktor relevant në prodhimtarinë bujqësore dhe përbëjnë gati gjysmën e fuqisë punëtore në Kosovë. Ajo gjithashtu theksoi se do të vazhdoj të përkrah të gjitha gratë nga zonat rurale të cilat do të marrin shembull znj. Zarije Malesi, dhe udhëzoi ato që t’i shfrytëzojnë mundësitë për realizimin e përfitimeve të projekteve të tyre nga Programi i Zhvillimit Rural, si dhe nga programet tjera nga organizatat e huaja donatore për zhvillimin e bizneseve të tyre me qëllim të përmirësimit të mirëqenies private e gjithashtu edhe të biznesit, duke mundësuar kështu krijimin e vendeve të punës. “Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka përgatitur politika përkrahëse për gratë të cilat merren me prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore, në mënyrë që të inkurajohet dhe të forcohet roli i gruas në biznes duke i ndihmuar kështu zhvillimit të tyre ekonomik dhe social” deklaroi Ministrja Zhiviç.  Me këtë rast ajo shfrytëzoi rastin të falënderoj të gjithë donatorët, si dhe organizatat ndërkombëtare për përkrahjen e ofruar në progresin e grave në sektorin e bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …