Në Komunën e Rahovecit ka filluar regjistrimi i nxënësve në tri shkolla të mesme dhe një profesionale

Në komunën e Rahovecit ka filluar regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme, në klasat e dhjeta, në 3 gjimnaze “12 Maji”, në fshatin Ratkoc, “Ukshin Hoti” në fshatin Krushë e Madhe dhe në 1 shkollë të mesme profesionale “Selajdin Mullabazi – Mici” në Rahovec.

Këtë e ka bërë të ditur përmes konkursit që e ka publikuar Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovecit, të nënshkruar nga drejtori Avni Morina.  Afati për paraqitjen e dokumenteve dhe shpalljen e rezultateve për gjimnaze dhe shkollën profesionale për vitin shkollor 2019/2020, behët në datat 24/25/26) Qershor 2019 në lokalet e shkollës amë, ku nxënësit dëshirojnë të regjistrohet nga ora 8:00-16:00.

Sipas planifikimeve të tri shkollave të mesme, dhe një shkollë të mesme profesionale në klasat e dhjeta planifikohet të regjistrohen mbi 937 nxënës të ndarë në 31 paralele.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …