Ministrja Zivic prezantoi Programin për Zhvillim Rural në rajonin e Anamoravës

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural të vitit 2019 e ka zgjeruar mbështetjen për shumë sektor të bujqësisë, duke synuar kështu  zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit në mbarë vendin. Kështu është shprehur ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zivic, gjatë prezantimit të programit për bujqësi dhe zhvillim rural para fermerëve dhe shoqatave të fermerëve në Komunën e Novobërdës dhe Parteshit. Ajo i ka njoftuar ata se përmes këtij programi, të cilin do ta mbështesin me një fond prej 20.5 milionë euro, synojnë të fuqizojnë sektorin e bujqësisë në gjithë vendin e bashkë me këtë edhe të hapin vende të reja të punës. Ndërkaq, ministrja i ka njoftuar fermerët se tashmë është hapur edhe Programi për Pagesa Direkte/Subvencione, ku periudha për aplikim për këtë program është e hapur deri më 30 qershor dhe përmes fondit prej 25 milionë ajo tha se do të mbështesin shumë kultura bujqësore. Në anën tjetër, Programi për Zhvillim Rural, do të jetë i hapur deri më 1 korrik 2019.

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …