MINT: Nesër do të bëhet hapja e Panairit “Gratë në Biznes”

MINT: Nesër do të bëhet hapja e Panairit “Gratë në Biznes”

Ministria e  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), i njofton mediat se nesër do të bëhet hapja e Panairit “Gratë në Biznes”, në të cilin do të marrin pjesë biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës.

Ceremoninë e hapjes së këtij panairit do ta bëjë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Përveç promovimit të bizneseve, shoqatave të udhëhequra nga gratë dhe produkteve që këto biznese ofrojnë në fushat e tyre përkatëse, ky panair ka për qëllim edhe inkurajimin e ndërmarrësisë dhe rrjetëzimin e grave ndërmarrëse, për të bërë sa më të madhe fuqizimin e tyre në shoqëri dhe në biznes.

Panairi “Gratë në Biznes” do të jetë i hapur nga datat: 02, 03, 04 dhjetor 2021, duke filluar në ora 09:00 e deri në ora 8:00, ku qytetarët do të mund të blejnë produktet e ekspozuara dhe njëkohësisht të njihen më për së afërmi edhe me cilësinë e këtyre produkteve.

Hapja e panairit do të bëhet:

Datë: 02.12.2021,

Koha: 11:00h,

Vendi: Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …