Brickos

Mirash Martinoviq: PO BËHESH PETALE LULESH, PRANVERË, BURIM, ...

Mirash Martinoviq: PO BËHESH PETALE LULESH, PRANVERË, BURIM, …

 

Kushtuar Fatima Muhiqit e cila lindi dhe u vra në të njëjtin vit, 1995-1995. Ajo jetoi një ditë …

 

Më fal

Vogëlushe

Këta nuk janë njerëz

Posa hapi

Sytë

Pa botën

Fantazmat

Vrapuan nga pyjet

Orni

Për të vrarë e prerë

 

Çfarë ke fshehur

Kujt

Ia pe

Thikën në vend të lules

Sytë e përgjakur

Një vend me diell

Nuk arrite as të buzëqeshësh

Ku është jotja

buzëqeshje

Vogëlushe

Dëgjohet vaji

Deri në fund të botës

Qiellit

Në thellësitë e epokës

Nga një lule

Dridhet në erë

Bëhesh petale

Pranverë

Burim

Në tokë të thatë

Rojtar shtëpie

Dallëndyshe

E turpi 

Përhapet me shekujt

Zoti shtynë gjithandej

Ata që të

Vranë

Zoti është i madh

Vogëlushe

Priti

Me shumë lodra

Hapi 

dyert e parajsës

U bë 

e përkëdhelura e Zotit

Tash do të ishte 

Vajzë

Me njëzet e pesë

Pranvera

Ndoshta nënë

Lindë vajzë ose djalë

Kështu

Ti je

Srebrenica

 

11 korrik 2020,  Miras Martinovic

(përk. Miftar Mehani)

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …