leoni

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Miroslav Lajçak: Situata në Mal të Zi dhe në rajon është “shumë më e keqe” se pesë vjet më parë

Përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, tha sot se situata në Mal të Zi dhe në rajon është “shumë më e keqe” se pesë vjet më parë. Lajçak vlerësoi se edhe bashkëpunimi rajonal është më i keq se 5 vite më parë, duke shtuar se të gjithë treguesit tregojnë se nuk ka pasur vendosmëri dhe përkushtim për reformat, të cilat do e afronin këtë vend drejt BE-së, raporton Euronews Serbia. “Edhe unë mbaj përgjegjësi. Nuk bëhet fjalë për faj, po e them të qartë, ky është vetëm një vëzhgim”, tha Lajçak. “Rajoni nuk është në një gjendje të mirë dhe BE-ja dëshiron të tregojë se ne jemi seriozë dhe duam të tregojmë një shembull pozitiv të Ballkanit Perëndimor. Këshilla ime e sinqertë për rajonin, është që të fokusohet te përmbushja e detyrave që kërkon BE-ja, sepse  anëtarësimi në BE nuk është dhuratë. Duhet të ndërtoni standarde evropiane në vendet, por edhe të zgjidhni çështjet dypalëshe”, tha përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

 

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …