Ahmet Qeriqi: Kosova ishte ripushtuar nga Jugosllavia qysh në shkurt të vitit 1945, nuk kishte nevojë të aneksohej nga Serbia

Mjaft më me fjalë e shprehje  nga  ish-ishët e bivshes jugosllave, të sjella në Kosovë nga Veton Surroi me gazetarët e kompanisë së

Mjaft më me fjalë e shprehje  nga  ish-ishët e bivshes jugosllave, të sjella në Kosovë nga Veton Surroi me gazetarët e kompanisë së tij

Nuk shkruhet, as nuk ka kuptim kohor, logjik,  historik të  thuhet:

 

Ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ashtu sikur nuk është e pranueshme të shkruhet e të thuhet:

Ish-Lufta Nacional-Çlirimtare,

Ish-Lufta Partizane,

Ish-Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare

Ish- lufta kundër Perandorisë Osmane,

Ish-lufta kundër shtypjes e skllavërisë,

Ish-Lidhja Shqiptare e Prizrenit,

Ish-Lidhja e Pejës etj

Nga “shkolla” e përvoja jugosllave e  gazetarëve të Veton Surroit e kompanisë së tij mediale, që nga koha e regjimit të Millosheviqit, në administratën e të cilit,  ‘Koha ditore edhe ishte e regjistruar, si “gazetë” e pavarur në gjuhën shqipe, me të drejtat e obligimet ndaj shtetit serb,  në shkrime  e publikime të përditshme  janë  futur  shumë fjalë e shprehje të shkollës së tillë, të cilat mjerisht iu kanë veshur medieve, madje edhe atyre, të quajtura publike, sepse në radhë të parë nuk disponojnë  profesionalizëm gjuhësor, informativ, as filozofik, edhe pse ka shumë redaktorë e lektorë që marrin rroga pikërisht për këtë segment të angazhimit të tyre.

Pjesa dërmuese e gazetarëve të Kosovës, gjatë  hartimit të lajmeve apo edhe përkthimit të tyre, nuk bën përpjekje për të gjetur fjalë e shprehje  jo vetëm të përshtatshme  të  natyrës së gjuhës shqipe, por edhe në pajtim me konceptet gramatikore, kuptimore e logjike, përgjithësisht. Tashmë gjithçka është  copy past dhe krejt kjo ciklohet e riciklohet “në kazanin medial” që vlon, tymos, lëshon duhme e erë të rëndë, gati pa asnjë kontroll.

Janë të shumta, për të mos thënë të panumërta, fjalët, lokucionet, tog-fjalët  që përkthehen apo adaptohen nga serbishtja, dhe gjuhë të tjera,  që tashmë  janë bërë pjesë e fjalorit të përditshëm në shumicën dërrmuese të medieve e portaleve, në Kosovë e kudo në trojet tona.

Disa shembuj:

Tog-fjala, të shkojmë në zgjedhje është përkthyer fjalë për fjalë  nga serbishtja,   idemo na izbore, në vend  formulimit logjik do të mbajmë zgjedhjet, do të organizojmë zgjedhjet. Në zgjedhje shkohet fizikisht vetëm në ditën e votimit.

Shprehja “për momentin, ” nga serbishtja,  “za momenat –  trenutak”. Shqip ekziston shprehja autentike, “tash për tash, tani për tani”. 

 

Narracioni  në vend të fjalës shqip, rrëfimi, (latinisht,  narratio = rrëfim  narrare, për të rrëfyer, për të treguar, përdoret  për paraqitje e ngjarjeve të organizuara sipas rendit kronologjik ose në një formë artistike të organizuar posaçërisht. Përdoret në oratori, historiografi dhe letërsi, veçanërisht në trajtat epike, ndaj dallohen narracioni oratorik, historik dhe letrar).

Kjo shprehje tashmë ka kaluar në fjalorin e politikanëve, analistëve e  dhe përdoret vend e pa vend, madje aq shpesh sa të neverit.  Për shembull: Narrativa që të shkohet në zgjedhje, narrativa per me bo hajgare, narrativa per me organizu…

Tani për tani kjo  është bërë e par dhe e vetmja në shprehjet e disa politikanëve dhe analistëve të vetëshpallur që nuk pushojnë së foluri por nuk thonë asgjë, për t u mbajtur mend.

 

Trajta pësore në kuptimin  i është gjetur mënyra, do të duhej të shkruhet iu ka gjetur mënyra,  iu ka shqiptuar dënimi dhe jo i është shqiptuar dënimi etj.

Fjalë shqipe të zëvendësuara me të huaja.

Event kulturor, sportiv, ngjarje kulturore, sportive etj, (nga eveniment)

Presidenti,  –kryetari

Parlamenti, -Kuvendi

Kryeparlamentari, -Kryekuvendari

Performancë – paraqitje

Spiker -folës

Menaxher -drejtor

Promovim –përurim.

Deeskalim  -shtendosje.

Sekuencim  – pjesëzim e shumë shembuj të tillë.

Janë  e qindra fjalë të tilla të huaja në përdorim, përderisa për secilën kemi fjalët e përshtatshme, krejtësisht, origjinale  të gjuhës shqipe.

Një deformitet i rëndë gjuhësor e kuptimor  hetohet në prezantimin e emrave e mbiemrave të femrave të martuara, kur në shumë e shumë raste nuk shkruhet emri i caktuar i një zyrtareje, deputeteje apo veprimtareje, por vetëm mbiemri i vajzërisë dhe i burrit.

Shembuj:

Deputetja, Deliu-Kodra

KusariLila

Kryetarja Osmani, pa përmendur emrin,  bie ndesh në përshtatje me gjininë gramatikore të mbiemrit, sepse nuk kemi, kryetare  Osmani, por Vjosa Osmani. Në një rast të tillë doemos duhet të përdoret emri, pastaj mbiemri, pavarësisht se kjo nënkuptohet. por është praktikë e keqe kur  thuhet e shkruhet:

Haradinaj-Stublla, pa përmendur emrin

Gërvalla Shvarc

Mehmeti-Selimi,

Kryeziu-Hyseni,

Pacolli-Dalipi, etj.

Sot Osmani takoi Sarrazin… Për cilin Osman bëhet fjalë.

Sot foli në Kuvend, Musliu Shoshi etj,

Në tekstet e Historisë së Popullit Shqiptar, nuk ekziston paravënia  “ish” për luftërat  e së kaluarës, sikur i vihet UÇK-së UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kombëtare

 

 

Nuk shkruhet, as nuk thuhet:

Ish-Lufta Nacional-Çlirimtare,

Ish-Lufta Partizane,

Ish-Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare

Ish- lufta kundër Perandorisë Osmane,

Ish-lufta kundër shtypjes e skllavërisë,

Ish-Lidhja Shqiptare e Prizrenit,

Ish-Lidhja e Pejës etj.

 

Për dimensionet e luftërave tona çlirimtare aktalisht në medie thuhet e shkruhet:

Ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës,

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm,

Ish-luftëtari i lirisë,

Ish-ushtari i UÇK-së,

Ish-i burgosuri politik…

 

Më e drejtë do të ishte të shkruhet e të thuhet shqip:

Luftëtari i lirisë, gjatë luftës çlirimtare…

Eprori… gjatë luftës së UÇK-së,

Komandanti i Zonës Operative… gjatë luftës e kështu me radhë.

Nuk mund të thuhet ish-populli shqiptar i Kosovës që ka marrë pjesë në luftë, apo që është dëbuar nga Kosova.

Ne shqiptarët gjithmonë kemi pasur probleme me pasojat që kanë sjellë pushtimet, sepse mujsharët kanë shkelur mbi ne duke na trajtuar si racë e dobët, si qytetarë të rendit të dytë dhe mjerisht një pjesë të shqiptarëve edhe e kanë bindur për ta pranuar status-quonë, rezignatën, adaptimin.

Pavarësisht arsimimit unanim në kohën e regjimit jugosllav, politika me tendenca asimiluese ka intervenuar kudo ku ka gjetur shtigje, ndërsa klasa politike shqiptare, kishte pranuar në radhët e veta edhe metodologjinë e koncepteve politike të pushtetit, klisheve dhe adaptimeve, duke u njëzuar me frazeologjinë ekzistuese sllave dhe duke e përkthyer atë në formë të njëtrajtshme, në gjuhën shqipe. Kështu ka ndodhur që nën ndikimin e frazeologjisë sllave të kemi përvetësuar jo vetëm terme, e frazeologji, por edhe metodën e punës, pa vërejtje lidhur me specifikat.

Në kohën e pas Luftës së Dytë Botërore, gjithçka kishte ndodhur në të kaluarën, shënohej me ish të kaluarën, si  ish-Jugosllavia, ish monarkia, ish regjimi i Zogut e kështu me radhë, në përpjekje për të ndarë dy botë, ish botën e kaluar të shtypjes e mjerimit dhe botës së re që po ndërtohej në vend të saj. Kjo trajtë në Kosovë u përvetësuar nga trajta sllave: Bivsha Jugoslavia, bivshi regjim, bivsha monarkia etj.

Nga e kryera e thjeshtë e foljes ndihmëse  “Jam”, ishte përfituar  trajta e shkurtër e vetës së tretë njëjës, “ishte” në “ish”, për të shënuar më lehtë ndarjen e epokave. Mirëpo nuk ndodhi asnjëherë që Lufta Nacionalçlirimtare, të quhej ish-lufta Nacionalçlirimtare, apo ish-lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, apo ish-Lufta Partizane, aspo ish-lufta e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sepse të gjitha këto janë kategori ekzistuese historike dhe nuk mund të mbahen mbyllur, apo  të trajtohen si antikitete që i përkasin së kaluarës.

Por te ne në Kosovë ndodhi ky paradoks, pas transformimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, në verë të viti 1999, mediet me prejardhje nga koha e bashkim vëllazërimit në Kosovës, kundërshtare  të hapura të luftës, filluan të vënë në përdorim, fjalën paravënëse “ish”,  si ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ish-luftëtarët e lirisë, madje edhe  ish-eprorët, ish-ushtarët e kështu me radhë. Ky adaptim antihistorik, kishte për qëllim përmbylljen qoftë edhe virtuale të kapitullit të luftës si diçka të mbaruar, të shkruar, të ngujuar në histori, edhe pse në vitet pasuese 2000-2001 kishim formuar  edhe dy ushtri  çlirimtare: UÇPMB-në dhe Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.

Kjo ndodhi edhe me  fjalëformimin ish të përnjekurit, ish- të burgosurit, ish të dënuarit e ish-ishet e shumta.

Sot, me raste të rralla në të gjitha mediet, në shkolla e në Universitete, në gojët e çdo politikani pa dallim për luftën e UÇK-së flitet duke i paravënë ish-in, me qëllim për ta shënuar një epokë të mbyllur, të kyçur në histori.

Po realiteti, ligjet e jetës dhe të zhvillimit na tregojnë të kundërtën.

Ato tregojnë se lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është pjesë e historisë së djeshme e të sotme, të lidhur në mënyrë dialektike, si pjesë integrale e saj në sinkroni e diakroni, sepse historia e asnjë populli, por edhe as historia e njerëzimit nuk mund të trajtohen të mbyllura, meqë jeta vazhdon si ligj kauzal i së djeshmes së sotmes dhe të ardhmes.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dëshmorët, martirët, të përndjekurit, të dëbuarit, të rrëmbyerit, të zhdukurit nuk janë ish kategori, sepse janë trupi, gjaku qenia jonë, ekzistenca transidente që shënon epokën dhe jo ish-epokën, sepse epoka e UÇK-së është kategori e substancës kombëtare sot e në vazhdim  dhe nuk mund të kyçet me çelës, si diçka e kaluar dhe e papërsëritshme. Ajo është de facto vetë Kosova, shteti i Kosovës, pavarësia e saj. Përderisa nuk mund të thuhet ish-Republika e Kosovës, nuk mund të thuhet as ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

 Shikoni sot mediet “copy past” si e përdorin dhe si e përtypin “ishin”  e UÇK-së po jo ish Ushtria Partizane, as ish-Lufta Nacional-Çlirimtare, edhe pse ajo luftë ka mbaruar qe 75 vjet.

Në vend se të  ish-Komandanti i Zonës, mund dhe duhet të thuhet, Komandanti i Zonës, gjatë luftës, sepse akëcili komandant është gjallë dhe nuk e pranon dot -ishin për ta trajtuar të vdekur për së gjalli.

Është koha e fundit që kësaj papërgjegjësie në dukje të papërfillshme t’ ia ndalim hovin, sepse në Kosovë, në Kosovën Lindore, në Maqedoni, jetojnë me mijëra pjesëtarë të tri ushtrive tona çlirimtare dhe ata nuk janë “isha” por janë gjallë, janë dhe përjetë do të trajtohen, luftëtarë të lirisë, të kësaj lirie që e kemi dhe që nuk është pak. Nuk mund t’i  thuhet një luftëtari të lirisë, ti je një ish-luftëtar i lirisë, duke paragjykuar se edhe pse je gjallë, je një ish i luftës. Nuk mund t’ i thuhet një  eprori të luftës, ti je një ish epror dhe tanimë nuk je, tani je diçka tjetër…

Ahmet Qeriqi

Përditësuar

Korrik 2024

Kontrolloni gjithashtu

Isuf Ismaili: Kështu foli për Kryengritjen Shqiptare të vitit 1981, drejtori i Radios-Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi

Isuf Ismaili: Radio Kosova e Lirë veproi e do të veprojë në tabanin e shqiptarësisë sonë

Kur flasim apo shkruajmë për Radion Kosova e Lirë, duhet të kemi, përherë, parasysh faktin, …