Ilir Tolaj:

Mjeku, Ilir Tolaj, ka deklaruar se Kosova e ka kaluar valën e fundit me virusin korona

Ai tregoi se kjo ishte një nga valët më të vështira të COVID-19, pasi shkaktoi gati 1000 të vdekur. “Ka një rënie drastike të numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në Kosovë. Kemi më pak se 250 persona të shtruar në spital, kemi pasur vetëm 4 vdekje një ditë më parë”, u shpreh Tolaj në Euronews Albania. Ai nënvizoi se vaksinimi dhe ashpërsimi i masave anti-COVID janë disa nga faktorët kryesorë që kanë sjellë situatën e stabilizuar epidemiologjike. Mjeku u shpreh më tej se me rëndësi është vaksinimi masiv te të rriturit, por edhe te fëmijët, pasi këta të fundit bëhen mbartës dhe transmetojnë virusin.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …