Mogherini fton në takim kryetarin e Kosovës Hashim Thaçin dhe atë të Serbisë Aleksander Vuçiq

Mogherini fton në takim kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksander Vuçiq

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të takojë këtë javë kryetarët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq. “Këtë javë do të takoj sërish presidentin Vuçiq dhe presidentin Thaçi për të çuar përpara dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Mogherini duke iu adresuar ambasadorëve të BE-së në Bruksel. Takimi pritet të mbahet më 31 gusht. Mogherini po ashtu tha se në Ballkan, këtë vit, ka pasur rritje tensionesh “në momente të ndryshme dhe në vende të ndryshme”, porse, shtoi ajo, “në fund të ditës, partnerët tanë në Ballkan kanë arritur të rikonfirmojnë përkushtimin dhe kapacitetin e tyre për të avancuar në rrugën drejt BE-së”. “Ne i kemi ndihmuar, por ata e kanë bërë”, tha Mogherini. /REL/

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …