Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pret sot në takim liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Mogherini pritet të takohet me përfaqësues të Administratës së Donald Trumpit

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini paralajmëroi se këtë javë në Uashington do të takohet me përfaqësuesit zyrtar kyç të Administratës së presidentit amerikan, Donald Trump. Mogherini theksoi se do të takohet me këshilltarin e Trumpit për siguri nacionale, Majk Flini dhe me këshilltarin e lartë, Jared Kushner. Porosia kryesore do të jetë të gjejmë terren të përbashkët, në të cilin dëshirojmë të bashkëpunojmë, mënyrën në të cilën mund të bashkëpunojmë, tha Mogherini pas përfundimit të takimit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së në Bruksel. Ajo potencoi se çështje të rëndësishme për BE-në janë Kombet e Bashkuara efikase, ndryshimet klimatike, Libia dhe Siria.

Kontrolloni gjithashtu

Vladimir Putin

Vladimir Putin: Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë, nëse lejon Ukrainën të sulmojë territorin rus me armët e tyre

Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë nëse lejon …