Mogherini: Thaçi dhe Vuçiq

Mogherini: Thaçi dhe Vuçiq kanë ranë dakord të punojnë për fillimin e një faze të re të dialogut dhe pajtimit

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pas takimit të sotëm në Bruksel mes kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq, në deklaratën e saj për shtyp, thuhet se palët janë marrë vesh për një fazë të re të dialogut ndërmjet dy vendeve për normalizim dhe pajtim. “Ata ranë dakord të punojnë për fillimin e një faze të re të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtimit, dhe vendosën që ekipet përkatëse të fillojnë të punojnë për përgatitje. Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialog pa vonesë”, thuhet në njoftimin e zonjës  Mogherini.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …