Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj, ka thënë se Kosova nuk e ka luksin ta sjellë në pushtet një PDK 2.0 duke iu referuar Vetëvendosjes. Molliqaj ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosjes po i’u del e vërteta në shesh. “Krejt çfarë kam thënë për VV-në dhe njerëzit e saj ka qenë e vërtetë. Kanë tentuar të shpifin e të shmangen. Në fund as në debate spo dalin. Por e vërteta po iu del sheshit. Edhe për Glauk Konjufcën që ishte SHIK, e edhe për Albinin që mori para nga Devollët. Do ta them të vërtetën vazhdimisht, sado e vrazhdë që i duket dikujt. Sepse ata që shpifin e ua mveshin të tjerëve gjërat që i kanë bërë vetë, janë të rrezikshëm për Kosovën. E Kosova nuk e ka luksin ta largojë nga pushteti një PDK, për me e sjellë në pushtet një PDK 2.0 (VV). Kosovës i duhet koalicioni i ynë fitores që guxon të marrë vendime të mëdha dhe ta zhvillojë vendin.” – ka shkruar Dardan Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …