Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës -nisje e planit serbo-rus për destabilizim të Ballkani

Serbët e Kosovës të nxitur nga Beogradi e Moska, kanë filluar të vënë në aplikim planin për destabilizim të Ballkanit duke filluar nga zona veriore.

Më.sa duket Putini është i tmerruar nga fakti se ka ngelur në Ukrainë, e përmes serbëve, ka vendosur t’i bëjnë diversion Evropës, përmes hapjes së një konflikti në Ballkan! Kurse serbët, bashkë me tërheqjen nga institucionet e Kosovës. kanë filluar – në të dyja anët e Kosovës e Serbisë të nisin e të ndezin makinat e propagandës e dezinformimeve. Diversionin e nisën me një fluturake komerciale (dron) kinse “të Kosovës” që spiunoka në Serbi objektet ushtarake të ushtrisë serbe e gjoja paska kryer “agresion”.

Këta rrenacakë serbë që rrenën e kanë ” dëshmi të patriotizmit sonë” (citat i një “dijetari” serb) vazhduan me të marramendurin Daçiç që tha se gjoja “serbët veprojnë tani si shqiptarët e viteve.1990 në Kosovë!” Kjo nuk pi ujë. Shqiptarët në vitet ’90-ta u nënshtruan dhunës e masakrave serbe, një pushtimi e kolonizimi të egër, kurse serbët nuk janë në këtë pozitë.

Nuk mund të barazohet xhelati me viktimën. Serbët duan të ndajnë Kosovën sipas planeve ruse e nuk mund të barazohen me shqiptarët e ahtypur, të kolonizuar e të pushtuar të Kosovës, të para luftës çlirimtare!I njëjti avaz dezinformues e vazhdoi edhe krimineli Radojeviq. i cili deklaroi: ‘Procesi i largimit nga institucionet vazhdon, s’ka forcë që mund t’i mposht njerëzit që luftojnë për liri” (sipas revistës Sinjali). Ky kriminel harron faktin se serbët aspak nuk luftojnë.r liri por janë.hegjenonistë.të çmendur e vegla të planeve të Putinit për destabilizim të Ballkanit. Për liri kanë luftuar vetëm shqiptarët kundër Serbisë gjenocidale, kurse serbët kanë pasur në shtetin e Kosovës, me kushtetutën e saj më shumë të së drejtës sesa çdo minoritet tjetër në Evropë.

Së fundi edhe “fallxhori” Gjuriç hedh gurin dhe fsheh dorën duke bërëmmontim tipik serb – në rastin e koktejt molotov në një.shtëpi në.Kishnicë duke i akuzuar shqiptarët plr këtë. Nuk e di, mua më vhen të qesh me lot kur shoh sa paranojakë janë serbët,  sepse shohin kërcënime të shqiptarëve ndaj tyre kudo! Ata vet e bënë këtë dhe akuzojnë shqiptarët – dyshoj! Logjikisht, si mund të deklarohesh për autorët e një vepre penale para fundit të hetimeve? Gjuriq “zbuluesi” nuk është më i aftë sesa Policia e Kosovës në zbulime të kriminalitetit, dhe duhet të arrestohet nga kjo e fundit për nxitje të urrejtjes kundër shqiptarëve! Me siguri propaganda dhe përpjekjet për destabilizim të udhëheqëave të “dehur” nga votka ruse do të vazhdojnë, por ata nuk do të mund të ndalin rrugëtimin e shtetit të Kosovës. nuk do të mund të ripushtojnë Kosovën më kurrën e kurrës. Dhe para ss ta provojnë, të kujtojnë emblemën e UÇK-së dhe aeroplanet e NATO-s. Mos u luaj pra me zjarr, Serbi, se do të digjesh vet në të!

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …