Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: World Wide Fake Newsi rus kundër vaksinës – krim kundër njerëzimit!

Fake newsi (lajimi i rrëmë) më i ri thotë se vaksina gjoja “të kthen në homoseksual.” Është një lajm i rrëmë ng seria e të gjithë lajmeve të rrëmë  të shpërndara në rrjetit sociale dhe në World Wide Fake News nga Rusia!

Vaksina është një akt i ndërgjegjësimit se nuk je një vegël e qëllimshme apo e paqëllimshme e Moskës.

Vaksina na kthen në normalitet, një normalitet i padëshiruar nga Lindja që dëshiron të shëndrrojë hartën gjeopolitike globale sipas qejfeve të veta.

Por vaksina mund të heq vetëm ndryshku nga truri dhe të bëjë të mendojë dikush me neuronet e veta, jashtë vullnetit të një shteti antiperëndimor e antidemokratik si Rusia. Prandaj punonjësit dhe studentet e universitetit Sputnik Moska me diplomë në dezinformim bëjnë fushata të tilla antinjerëzore duke rrezikuar shëndetin publik e sigurinë kombëtare e shumë shteteve, përmes të cilave është edhe Republika e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës. Pas zbulimit të vaksinave perëndimore anti COVID, tërë mllefi i trolleve dhe agjentëve të ndikimit rus në rrjetet sociale janë të drejtuara kundër këtyre vaksinave. Interesi i Rusisë më sa duket është që të krijojnë rrëmujë në shtetet perëndioire dhe një rrjet të simpatizantëve të tyre që të zmadhojnë situatën e pasigurisë. Ky veprim ka qenë strategjik për Rusinë që nga fillimi i pandemisë me krijimin e loj lloj teorive të konspiracionit. Tani shtohet edhe fakti që Rusia ka mllef se “vaksina” e saj nuk blihet, se e blen vetëm Serbia, se edhe vet qytetarlt e tyre brenda shtetit autokratik nuk vaksionohen dhe ata duan vetëm tu krijijnë një dem kompanive perëndimore.

Unë mendoj që World Wide Fake News-i rus kundër vaksinimit është krim ndaj njerëzimit. Shumë njerëz janë infektuar kudo, mijëra apo dhjetra mijera nuk jetojnë më sot vetëm sepse Kremlini mendon me prapanicën se duhet të krijojë rrëmujë dhe destabilitet në botë përmes kësaj fushate kriminale të dezinformimit dhe propagandës së zezë!

Unë personalisht do të vaksinohem. Do të vaksinohem jo vetëm për shëndetin tim dhe në shënje përgjegjësie sepse unë nuk kam të drejtë t’i sëmurem të tjerët. E drejta ime përfundon atje ku cënon e drejtën e bashkëqytetarit tim për të ketë jetë, për të qenë i shëndoshë.  Por do të vaksinohem edhe në shënjë proteste ndaj propagandës vigane të shtetit rus që është aq i papërgjegjshëm sa rrezikon shëndetin e njerëzimit për interesat e veta.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk është e lehtë të thuash lamtumirë. Nuk është e lehtë të shkruash ngushëllime për një bashkëveprimtar, koleg, mik e mësues të dalluar, i cili tërë jetën ia kushtoi gjuhës shqipe, kulturës kombëtare dhe Atdheut. Mustafë Krasniqi ishte një nga ata njerëz që nuk e shihnin veprimtarinë atdhetare si një detyrë të çastit, por si një mision të përjetshëm. Ai punoi dhe veproi me një qëllim të qartë: që gjuha shqipe të ruhej, të kultivohej dhe t’u përcillej brezave të rinj; që kultura jonë të mbijetonte e të forcohej larg vendlindjes; dhe që shqiptarët t’i shihte të bashkuar rreth vlerave tona kombëtare, në hijen e flamurit kuqezi. Mustafa ishte edhe poet. Ai e deshi Atdheun me gjithë qenien e tij dhe këtë dashuri e shprehu në vargje, në këngë, në fjalë dhe në veprimtarinë e tij të përditshme. Jam i bindur se, po të kishte pasur mundësinë, do të kishte shkruar ende shumë për Kosovën, për tërësinë e Shqipërisë, për gjuhën, kombin dhe flamurin. Do të kishte vazhduar të ëndërronte për një të ardhme më të mirë dhe për realizimin e ëndrrave të dëshmorëve të kombit. Ai ishte një njeri i palodhur, plot ide, i gatshëm për bashkëpunim dhe me një vullnet të jashtëzakonshëm për të kontribuar. Ishte një bashkëveprimtar që gjithmonë sillte energji, përkushtim dhe besim se edhe përballë vështirësive mund të bëhej më shumë për gjuhën dhe arsimin shqip. Në rrugëtimin tonë të përbashkët patëm mundësinë të ndërmarrim shumë nisma. Nismat që i ndërmorëm, së bashku, kishin një qëllim të përbashkët: ta forconim gjuhën shqipe, ta ruanim identitetin kombëtar dhe t’ua përcillnim brezave të rinj dashurinë për gjuhën, për kulturën dhe për Atdheun. Pikërisht në këtë mision, Mustafa dha një pjesë të madhe të vetes. Ai dha shumë dhe nuk kërkoi asgjë në këmbim. I dha Atdheut kohën, dijen, energjinë, fjalën, vargun dhe, mbi të gjitha, dashurinë e tij të pakushtëzuar. Sot, kur po i themi lamtumirë, dhimbja është e madhe edhe për faktin se e dimë se ai kishte ende shumë për të thënë dhe shumë për të bërë. Njeriu që këndoi aq shumë për flamurin, gjuhën, kombin, Kosovën dhe Shqipërinë, sot na mbetet në kujtim përmes fjalës së tij, vargjeve të tij, këngës së tij, punës së tij dhe gjurmës së pashlyeshme që la te njerëzit me të cilët bashkëpunoi. Mustafa nuk do të jetë më fizikisht mes nesh, por do të vazhdojë të jetë i pranishëm në kujtimet tona, në veprën e tij, në vargjet që la pas dhe në rrugën e arsimit shqip, së cilës iu përkushtua me gjithë qenien e tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për mësuesin, poetin, kolegun, mikun dhe veprimtarin e palodhur të arsimit shqip, Mustafë Krasniqi!

Prof. dr. Vaxhid Sejdiu: Në kujtim për bashkëveprimtarin, kolegun, mësuesin dhe pishtarin e arsimit të gjuhës shqipe – Mustafë Krasniqi

Nuk është e lehtë të thuash lamtumirë. Nuk është e lehtë të shkruash ngushëllime për …