Morina: Oliver Ivanoviqi urdhëronte njerëzit e tij që të hedhin bomba në banesat e shqiptarëve

Në procesin gjyqësor kundër Oliver Ivanoviqit është
paraqitur dëshmitari i radhës i cili ka treguar për përjetimit e tij të natës
së 3 – 4 shkurtit të vitit 2 mijë kur nga sulmet e bandave dhe organizatave
paraushtarake serbe u vranë dhe u plagosën dhjetëra shqiptar ndërsa mijëra të
tjerë u dëbuan dhunshëm nga banesat dhe shtëpitë e tyre. Gjatë ofrimit të
dëshmisë para gjykatë, dëshmitari, Imer Morina tha se ai kishte parë se si
serbët po i sulmonin me armë dhe po dëbonin dhunshëm shqiptarët nga shtëpitë e
tyre në pjesën veriore të Mitrovicës. Atë natë në atë pjesë të qytetit situata
ishte tensionuar tejmase nga disa grupe serbe dhe ka pasur të shtëna armësh
pothuajse gjatë gjithë kohës, ndërsa ka pasur të vrarë dhe të plagosur. E kam
parë Oliverin duke urdhëruar njerëzit e tij që t’i hedhin bombat nga dritaret
në banesat e shqiptarëve. Nga banesa ime pastaj kam parë po ashtu ushtarët e
KFOR-it duke bartur njerëz të plagosur, ndoshta edhe të vdekur, nga ndërtesat
në automjetet e tyre, por që serbët e tubuar i pengonin ata, tha në mes tjerash
dëshmitari, Imer Morina duke rikthyer në kujtesë ngjarjet e 3 -4 shkurtit të
vitit 2000 kur nga dhuna e organizuar dhe e shfrenuar e serbëve ishin vrarë
dhe plagosur dhjetëra qytetar shqiptar ndërsa mijëra të tjerë ishin dëbuar nga
banesat dhe shtëpitë e tyre. 

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …