Në Bruksel ka filluar takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë

Pas takimeve që përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Frederika Mogerini ka zhvilluar sot para dite me delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë, në Bruksel ka filluar takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Pritet që gjatë diskutimeve të arrihet marrëveshje për krijimin e Asociacionit të Komunave në të cilat pakica serbe është shumicë si dhe arritja e marrëveshjes për telekomin dhe energjetikën. Zyrtar të lartë të Qeverisë së Serbisë kanë theksuar se Serbia nuk do të heqë dorë nga qëllimi që Asociacioni i Komunave Serbe të ketë kompetenca ekzekutive. Në takim po marrin pjesë kryeministrat dhe autoritetet e larta të të dyja vendeve si dhe përfaqësuesja e lart e Bashkimit Evropian, Frederika Mogerini. Delegacioni ynë përbehet nga kryeministri Isa Mustafa, zëvendës kryeministri dhe ministri për Punë të Jashtme, Hashim Thaçi, ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe koordinatori për Negociata Blerim Shala. 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …