Senati konfirmon se ambasador i ri i SHBA-ve në Kosovë do të jetë Greg Delawie

Senati amerikan konfirmoi se ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë do të jetë, z Greg Delawie. Ai është emëruar në këtë post nga presidenti i Amerikës, Barak Obama në mars të këtij viti. Ambasadori, Greg Delawie është nga shteti i Virgjinias. Ai do ta marrë detyrën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës pas përfundimit të mandatit tre vjeçar të ambasadores së deritashme, Trejsi En Xhejkobson, e cila do të mbahet mend për një arrogancë të shprehur ndaj kreut politik dhe për presionin e vazhdueshëm në bisedimet e Kosovës me Serbinë. Xhejkobson ka bashkëpunuar në mënyrë  selektive me politikanët, një palë i ka përkrah ndërsa palën tjetër e ka refuzuar madje edhe në komunkimim zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …