MPJ demanton fuqishëm shpifjen e publikuar në disa portale në Mal të Zi se do të ndërhyjë atje NjSO e Kosovës

MPJ demanton fuqishëm shpifjen e publikuar në disa portale në Mal të Zi se do të ndërhyjë atje NjSO e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media demanton fuqishëm shpifjen e publikuar nga FOS Media dhe disa portale tjera lokale në Mal të Zi, në lidhje me gjoja “disponueshmërinë” e Forcave Speciale të Policisë së Republikës së Kosovës për intervenim në territorin e Republikës së Malit të Zi, me rastin e Natës së Krishtlindjeve Ortodokse. Siç thuhet në njoftimin e MPJ-së, Republika e Kosovës respekton sovranitetin e Republikës së Malit të Zi dhe vë në pah se në bazë të ligjeve në fuqi dhe Kushtetutës, përgjegjësitë e Policisë së Kosoves kufizohen në kuadër të territorit të Republikës së Kosovës. Tutje, MPJ konsideron se informacionet e falsifikuara dhe dashakëqija nuk i shërbejnë paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon, si dhe u bën thirrje qarqeve të këtilla të rishikojnë qëndrimet e dëmshme që i shërbejnë tensionimit të marrëdhënieve ndërshtetërore, ndëretnike dhe ndërfetare.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …