Ministria e Jashtme: Është e gabuar përpjekja e zyrtarëve të në Bruksel që liberalizimi i vizave të kushtëzohet me dialogun

MPJ merr vendim që asnjë zyrtari nga Serbia të pos i jepet leje për të hyrë në Republikën e Kosovës

Kosova ka marrë vendim që asnjë zyrtari nga Beogradi të mos i japë leje të hyjë në shtetin e Kosovës. Ky vendim është marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës,pas provokimeve e sjelljeve që po vijnë nga ky vend. Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli, ka shkruar në profilin tij në Facebook se për shkak të kërcënimeve, inskenimeve në veri e çështjeve tjera, ministria e Punëve të Jashtme e ka parë të arsyeshme të marrë këtë vendim. “Për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve rrejshme ndaj vendit dhe qytetareve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuar një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës duke kërcënuar popullsinë serbe që jeton atje dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon”, ka shkruar Zyberaj.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …