Mr. Naim Musliu: Verifiko pastaj dekoro!

Po, dekorimet që i ndau kryetarja e Kosovës zonja Atifete Jahjaga, më 17 shkurt 2015, me rastin e 7 vjetorit të Pavarësisë së vendit tonë, pati shumë lëshime dhe çmimet e dhëna nuk korrespondojnë me veprimtarinë e laureatëve. Kjo ndodhi edhe me laureatët e Anamoravës. Pa e anashkaluar asnjërin dhe me plotë respekt e përkulje për çdo personalitet që ka dhënë sado pak kontribut për këtë vend, por nuk mund të pajtohem me këto dekorimet e fundit e sidomos në Anamoravë. Në përjashtim të Hasan Alisë dhe Ymer Myqibabës, në listë kishte personalitete që kanë marrë pjesë në një betejë të vetme ose në disa beteja si luftëtarë vullnetarë. E nëse shfletojmë pakëz histori, kësi personalitetesh në Historinë tonë Kombëtare ka me mijëra. Vetëm gjatë viteve 1944/45 kemi me mijëra të tillë të vrarë nëpër beteja.


 


Komuna e Gjilanit në veçanti dhe Anamorava në tërësi ka shumë personalitete të shquara që duhet të dekoroheshin. Në listën e dekorimeve duhet të jetë: Hoxhë Lipovica, Xheladin Kurbaliu, Sylë Hotla, Liman Staneci, Shyt Mareci, Hamdi Berisha, Xhavit Ahmeti, Mustafë Koka, Murat Bilalli, Hamdi Kurteshi, Islam Pira, Zeqë Pira, Mustafë Koka, Ymer Halimi, Rexhep Dajkoci, Xheladin Guri (Limani), Sylejman Ashkiu, Mehmet Okllapi, Ymer Berisha, Zija Shemsiu e shumë të tjerë. Sipas asaj që pash në listë Komisioni është komplet politik dhe aspak profesional. Këtu shihet se Komisioni nuk i verifikon biografitë në kërkesat e paraqitura për dekorata. Është e rrugës që Presidentja urgjentisht të formoj një komision prej historianësh profesionist, por kurrsesi nga historianët politikan apo jo historianët, apo të kërkoj nga Institucionet përkatëse që merren me shkrimin e Historisë t’i verifikoj këto të dhëna. Në fund, ndikimi i madh i politikës dhe i njerëzve me ndikim politik që këta të fundit vlejnë më shumë se vlera e që është më e rëndësishmja tek ne për të kryer punë e që është shndërruar në fenomen negativ dhe fatkeqësisht pjesë e jetës sonë. Së fundi vërehet ndikimi i kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri dhe i varësve të tij, ku përmes lidhjeve të tij politike në Presidencën shqiptare dhe asaj të Kosovës, dekoron gjyshin e tij Hetem Hazirin me medalje presidenciale.


 


Nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani u dekorua, më 22 janar 2015, me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” kurse nga Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, u dekorua me “Urdhrin e Lirisë”. I cili ishte pjesëmarrës i betejës së Myqibabës, më 30 nëntor të vitit 1944, me ç’rast aty plagosen edhe: Ymer Myqibaba-komandantë i betejës dhe luftëtarët vullnetarë Hetem Haziri dhe Rifat Baftjari, nga plagët e marra në betejë, më vonë vdesin. Kurse në anën tjetër, Bejtë Ali Pireva që ishte luftëtar vullnetar i grupit të Tugjecit, që ka marrë pjesë në Luftën e Velegllavës, kurse më 23 dhjetor 1944 gjatë sulmit në Gjilan ishte nën komandën e Sylë Zarbincës (i pa dekoruar), pastaj merr pjesë edhe në luftën e Jallacit mes Tygjecit, Gmicës dhe Sfircës, nën komandën e Muharrem Fejzës (i pa dekoruar). Komandant i vullnetarëve ishte Bajram Ahmet Kurti (i pa dekoruar), kurse Bejtë Pireva ishte luftëtar vullnetar i tij. Kurse në anën tjetër dekorohet edhe Shefki Bunjaku – Desivojca, i cili ishte anëtar i Shtabit për sulmin e Gjilanit dhe udhëhoqi krahun që do të depërtonte nga Malisheva në drejtim të Gjilanit. Ai vritet pikërisht në këtë sulm, më 23 dhjetor 1944, në përpjekje për t’i liruar të burgosurit nga burgu i Gjilanit. Të lutem zonja presidente Jahjaga dhe zoti president Nishani, mos i ç’vlerësoni dekoratat presidenciale sikur të jenë mirënjohje të OJQ-ve. Dekoroni personalitetet në bazë të meritës e jo në bazë të ndikimit politik dhe njohftësisë. Është koha e fundit që të reflektoni dhe t’i kryeni punët me nderë dhe në bazë të meritës, e jo të bini në lajthitje nga biografitë e hiperbolizuara e ndikimi politik.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …