Mr. Prof. Nezir Beqiri: Kullat Shqiptare, djegia, rrënimi dhe ri ngritja e tyre

Në këtë shkrim do të shkruajmë për pasurinë gjithë kombëtare, për trashëgiminë kulturore, konkretisht do të theksojmë për Kullat Shqiptare dhe të kaluarën e lavdishme të kombit shqiptar duke kaluar nëpër  etapa të ndryshme prej shumë dekadash. Kombi Shqiptar njëherit nuk do të humb kurrë trashëgëmin e të parëve e etërve të tij të ndritur, do të ruajë atë trashëgëmi të tij me plot devotshmëri. Po do jetë si një thesar me arë për gjeneratat e popullit që i takon. Së pari shprehim faleminderim të veçant për dhurimin e Librit Kulla Shqiptare nga i nderuari Prof. Dr. Fejaz Drançolli, të cilin me një pasion e dëshir të veçant e kemi lexuar dhe na ka lën një përshtypje shumë të lart dhe prej këti libri kemi mësuar shum njohuri të mëdha sa i përket rreth Trashëgëmisë Kombëtare Shqiptare dhe Kullave Shqiptare nëpër periudha të ndryshme kohore të egzistimit të tyre. Autori i respektuar në fjalë është i njohur sa i përket fushës së gjerë të trashëgëmisë kulturore shqiptare historike e kulturore të Kosovës dhe më gjerë të viseve Shqiptare. Dr. Fejaz Drançolli dhe më herët ka botuar botime të shumta si Historinë e Artit, Muzeologjin, Rrënimi i Kullës Shqiptare 2004, Trashëgëmia Monumentale në Kosovë. Dr. Fejaz Drançolli është ideologu i shumë nismave mbarë, dhe duke dhën një kontribut të lartë sa i përket njohurive profesionale. Prof. Drançolli pasuroi me këtë thesar të dijës tër kombin dhe me këtë vepër të çmuar si që është Kulla Shqiptare.


 


Për ngjarjet e Kullat Shqiptare në Kosovë, njohuri rreth këtyre monumenteve e vlerave kombëtare kemi në duart tona Librin unikat të Dr. Fejaz Dranqolli „Kulla Shqiptare“ i cili në asnjë çast nuk u ndal kurrë asnjëherë. Gjithë meritat madhore për këtë shkrim që përpiluam i takojn Prof të nderaur Fejaz Drançolli. Autori në fjalë na ka dhën njohuri shumë të përgjithshme dhe të qëlluara dhe është një udhërrëfyes i yni dhe i shumë gjeneratave të studiusve në Universitetin e Prishtinës. Prof i nderuar është një mësimdhënës shum modest dhe me njohurit e tij në ligjerimin e tij shembullor falë Zotit dhe angazhimit të tijë të denjë ne kemi arritur të kemi njohuri të përgjtihshme gjatë proçesit studimor akademik gjatë studimeve tona i jemi mirnjohës. Vlera e këtij Libri ka një begati shpirtrore të një populli të lashtë si që është populli Shqiptar.


 


Do të flsim për këtë periudhë të shkurtër që e shkatërruan, u plaçkitën, u rrënuan, u dogjën, mbi 500 kulla sot prej tyre ngelën vetëm muret konstruktive kurse disa të tjera u rrënuan në tërësi nga pronarët për shkaqe sigurie. Po këtu do të ndalemi në historikun e tyre të shkatërrimit njëqindvjeçar të kullës shqiptare e gjatë luftës shqiptare-serbe të viteve 1998-1999 në veçanti. Kjo e fundit ka një rëndësi të veçant, posaqërisht pas viteve 1999, kur kulla shqiptare si trashëgëmi kosovare pësoi në tërsi rrënime masive shkatrime e u dogjë në tërsi nga forcat paramilitare, policore ushtarake serbe. Po në këtë shkrim do të flasim në përgjithësi për rrënimin e kullave shqiptarte si në periudha të gjata historike nga shek. XVIII-XIX e më gjerë, e në dekadat e para të shek.XX që u rrënuan nga soldateska serbe  po thua vetëm për tre muaj. 


Do të flasim dhe për historikun e kullave shqiptare nga fundi i shek. XIX e deri në vitet 1998-1999. Po në këtë shkrimr do të flasim kryesisht për Kullat Shqiptare, në trevat  shqiptare, që ishin dhe do të jenë me një rëndësi shumë të madhe.Ndër to do veqojm, sidomos kullat si në Rrafshin e Dukagjinit, Drenicës, Matit të Mirdites., dhe do të flasim për rrenimin e tyre. Do të cekim edhe disa kulla si të shtëpive të zjarrit banimit si në Strellc, e Istog, që ishin prezente qysh nga shek. XVIII e XIX, dhe janë me vlera të mëdha kombëtare, ndërtimi artikulturor, dhe që ze vendë kryesor në kulturën dhe traditën materjale të ndërtimtarisë  shqiptare. Në kët shkrim flasim posaçërisht për Kullat si banesë shqiptare, duke përfshirë në territorin e Kosovës, të Shqipërisë Veriore, të pjesës verilindore të Malit Zi, dhe të Maqedonisë.


Por në theks të veqant do theksojm për rrenimin e tyre gjatë luftës së fundit që ishte në vitin 1999 në Kosovë ku një numër shum i madh është rrenuar, djegur prej Kullave Shqiptare sidomos në rrafshin e Dukagjinit. Autori i librit Kull Shqiptare me plot të drejtë jepë nëj pasqyrë të begatë dhe fakte se shqiptarët janë një popull me tradita të lashta ilire dhe janë autokton në trevat e tyre në këtë pjesë të Ballkanit. Kështu vepra e Dr. Fejaz Drançllit është një bagazh i dijës mbarë kombëtare po të flasësh me muaj të tër është si të fillosh prej së fillimi.


Vepra e tij ka një vlerësim shumë real të gjendjes së Kullave Shqiptare, të cilat ishin në vazhdimësi mikpritja e sofrës bujare të mbarë kombit shqiptar, dhe kështu autori jep një vlerësim të gjithmbarshëm dhe na dhuron njohuri të përgjithshme për Kulluat Shqiptare që ishin njëherit tradita mbarë kombëtare. Që po në këto Kulla janë lindur dhe u rritur shumë trima e trimëresha dhe ishin ato kulla fortifikatat  dhe mbrojtja e dinjitetit dhe bazamenti i themeleve të kombit Shqiptar në mbarë hapsirat Iliro – Dardano – Shqiptare.


                                        


 KULLA SHQIPTARE


              


Me ndërtimin e artitekturore, e në veçanti të kultures shqiptare, si të kultit e ashtu profane, e të karakterit publik shoqror e individual të banimit u murën shumë autorë të shumë profileve të ndryshme.Këtu flitet për të mirët kulturore në Kosovë gjatë pushtimit dhe pushtimit romak, bizantin, serb dhe osmanli nuk tregohen mbajtësit e kulturave ose ata I tregojnë si jo shqiptarë.Kultura materjale shqiptare jo vetëm që mohohet por, në kushtet e pushtimit serb, ndërsa pas Luftes së II botrore në veçanti, nga sistemi sllavo-komonist u shkatrrua shumë, u rrënua në forma dhe në mënyra të ndryshme, sidomos gjatë realizimeve të planeve urbanistike dhe të planifikimit hapësinor të qyteteve të Kosovës që kishin për qëllim edhe zhdukjen e gjurmëve të kulturës shqiptare.Po në rrënoja të objekteve iliro- shqiptare dhe të krishtera të kultit janë ndërtuar dhe ndërtohen objekte të reja ortodokse serbe që në fakt na ishin ato objekte iliro shqiptare të besimit krishter që i takonte pjesa dërmuese e kombit shqiptar.


 


Për kullat si banesa ekzistenciale fortifikuese shqiptare, kemi shumë mendime të laramishme e mjaft kundërthanje nga autorët sllav në veçanti ku i japin një koncept krejt tjetër, por ato janë vetëm trillime të tyre sepse në realitet është krejt ndryshe sepse ato na takonin ne shqiptareve me shekuj.Kullat si banesa të fortifikuara u ndërtuan edhe në territorin e Shqipërisë Veriore.


Banorët e këtyre viseve shqiptare, për tju përshtatur nevojave të kohës dhe jetës, realizuan banesat e fortifikuara të tipit kulla.Këto ndërtime u realizuan gjatë shek. XIX, ndërsa sidomos gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX.si në pjesët e tjera të territorit shqiptar ku ishin karakteristike këto kulla, edhe në Shqipërinë Veriore, përkatsisht në trevën e Matit.


Kulla e Shqipërisë Veriore një tip artekturor që u bë mbizotrues në krahinen e Matit ishte ndër të tjera, objekt studimi i autorve F.B.Nopscha dhe R.Heberland. Kullen e Matit e të Mirditës studiuesit të në e shohin si një ndërtim jo origjinal dhe të importuar nga Perendimi. Por nxirret konklundimi se këta studiues nuk kanë pasur njohuri të duhura për kullën si ndërtim artikulturor në trashigimin kulturor materjal shqiptar.


        


Historiku i rrënimit të kullës shqiptare


 


Kulla si banesë shqiptare në studimin tonë është shqyrtuar me një theks të posaçëm. Duhet cekur se kulla, pos që ishte objekt shqyrtimi, analizve dhe studimemi i autorëve t huaj e shqiptarë gjatë përiudhave të ndryeshme, ka edhe një histori të veëantë. Fjala është për historikun e rrënimit më se njëshekullor të këtij objekti fortifikues familjar.Sipas dëshmive dhe shënimveve që zotërojmë, rrënimet e kullave shqiptare janë bërë në forma dhe mënyra të ndryeshme dhe ato filluan gjatë sundimit osman, përkatësisht në fazën e tretë dhe të katërtë të Rilindjes Shqiptare, por kemi raste edhe me herët. (F. Drançolli, Materiali, ditari nga njohja terrenit mbrenda viteve 1979/80) Një ndër shkaqët e shkaqet e shkatërrimeve të periudhës në fjalë ishin ekspeditat luftarake osmane kundër popullatës shqiptarte që luftonin për autonomi si dhe strehimi i Rilindasve në këto kulla. Banesa e tipi kullë, përveç vlerës së mirëfilltë të banimit, u bë gjatë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare simbol i qëndresës dhe i luftës për liri e për autonomi.


Ajo qe shprehje e vetëdijes së lartë kombëtare për ruajtjen e kultivimin e trashegëmisë dhe të vlerave identifikuese, etnike të traditave shqiptare disa shekullore. Si dëshmi për këtë kullë, duhet cekur, si ajo e Isa Boletinit në Shalë të Bajgorës.


 Vendbanimi i forifikuar familjar i Boletinëve, përkatësisht kullat e Isa Boletinit u shkatërruan tri herë në vitet 1830-1832; 1895 si dhe dy herë gjatë dekadës së parë të shekullit XX konkretishtnë 1908 dhe më 1912. Ndërsa dy rrënimet e fundit u bënë nga xhonturqit.Kulla ose Oda e Isait edhe sot ka mbetur rrënojë ku shihen trajtat e mureve ekzistues. Pra si shihet të pesë shkatërrimet e shekullit XIX dhe XX u nbëb gjatë periudhës së katër fazeve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.


               


                


                              Kulla e familjes Osdautaj në Isniq


 


Po këtë fat e përjetuan të rrënimit dhe kullat e Lugut të Baranit, si dhe banorët e këtyre trevave morën pjesë aktive në Lidhjen e Prizrenit 1878-1881. Në betejën e korrikut të vitit 1893 që u zhvillua në udhëheqjen e Haxhi Zekës kundër ushtrisë së madhe turke të cilën e komandonte Mustaë Çerkez Pasha, u rrënua kulla tri katëshe e Ali Bajraktarit. Kulla u godit nga artileria turke, meqë në të ishte vendosur Bajram Curri me vullnetarët e vet i kishte ardhur në ndihmë Haxhi Zekës. Kjo kullë më pas edhe u rindërtua. Kështu ishte edhe me disa kulla të tjera të Vranocit si dhe fshatrave të tjera të Lugut të Baranit.


 


                   Xhonturqit dhe sulmet e tyre ndaj  Kullës Shqiptare


 


Ndërtimet fortifikuese arkitekturoe pengoni Portën e Lartë, sepse në rastre nevojë për mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare kulla shëndrohet në fortesë. Pikërishtë për këtë, Porta me qëllim të shuarjes së qëndresës luftarake, dërgoi ekspedita ushtarake për t’i shkatërruar, dhe për t’i rrënuar ose për të ndërhyrë në ndryshimin e formave arkitekturore të kullave në Kosovë, përkatësisht për hapur dhe për të rritur të hapurat dhe dritaret e dyshekllëkut e të odës së burrave, si dhe të pjesëve të tjera të kullës.


 


 


Gjithë kjo ekspedit në fjalë iu besua komandantit Xhavit Pasha kjo ekspedit u realizua në pranverën e vitit 1909, ku Xhavit Pasha me ushtrinë e madhe që e kishte shkatërroi shumë kulla në Isniq, rrënoi po dhe shumë të tjera në Pejë. Nga gjithë kjo ekspeditë, shumë kula të Pejës u shembën nga zjarri i artilerisë. Nga artileria turke u godit eshe kompleksi i kullave të Xhevat Beut në Pejë. Kompleksi në fjlaë, që gjendej në pjesën e Mëhallës të Pelivan Mejdanit, ishte një realizim nga shekulli XVIII-XIX.(Z. Cana, Lëvizja Kombëtare në Kosovë ( 1908-1912), Prishtinë, 1979 fq 79)Ndërtimet, përkatësisht „ kështjela“ familjare u granatuan nga kodra e njohur –Tabet e Pejes. Ky kompleks në gjendjen fillestare pos kullës tri katëshe, kazamateve, kishte edhe shtëpinë në kat, pra objektin familjar si dhe ndërtime të tjera përcjellëse ekonomike.


 Gjithë tërë kompleksi ishte i rrethuar me mure avllie të realizuara nga gurët të përpunuar, të lidhur me llaç gëlqere. Kështu ishin edhe pjesët e tjera. Gurët u morën nga Ilixxha e Pejës. Në këtë kohë, kompleksi në fjalë kishte një sipërfaqe prej afro tri hektrarësh.


 


Mbretëria SKS (Serbo-Kroate-Sllovene), gjatë viteve 1918-1941 u djegi shtëpitë, e kullat e shumta Shqiptare nëpër fshatrat e Drenicës 


Kullat shqiptare, pësuan rrënimet pos periudhave të përmendura, eshe gjatë sundimit të Mbretërisë SKS( Serbo-Kroate-Sllovene), gjatë viteve 1918-1941, pra mes dy luftrave botërore si dhe pas Luftës së Dytë Botërore (1945-1999). (F. Drançolli, Kulla Shqiptare .38,-111) Në periudhën e Mbretërisë SKS rrethanat shoqërore- politike ishin tejet të vështira dhe gjatë kolonizmit agrar të Kosovës me elementin sllav në veçanti. Reformat agrare borgjeze në Kosovë nuk kishin të bënin me realitetin, ndarjen e drejtë të tokës për fshatarët që e punonin. Kishte burgime të shqiptarëve pa vendime gjyqësore, internime nëpër kampe përqendrimi në në Serbi. Në kohë në fjalë kishte djegie të fshatrave, bombardime dhe turturime të shumë llojshme të shiqiptarëve. U dogjën shtëpitë, çardaqet e kullat e shumta nëpër fshatrat e Drenicës  Llapit, Shalës dhe Dukagjinit. Sidomos pas 1924, sepse deri në vitin e cekur Azem Bejta ishte zotërues i vërtetë i Drenicës dhe kurë nuk lejoi të shkelë këmba e serbit nëpër këto anë.


 


 Gjitha këto shkatërrime që janë bër ishin të papara deri në këtë kohë. Këto masa të ndërmarra kishin për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi dhe pjesët e tjera të botës. (H. Bajrami, Rrethanat shoqrore dhe politike në Kosvës me 1918-1941, Prishitinë, 1981, fq. 5-70) Në kuadër të komplekseve në fjalë duhen cekur disa fshatra e qytete me ekzemplarë të kullave të veçanta: Nivokazi, Batusha, Brovina, Juniku, Deçani, Prielepi, Carrabregu, Strellci, Isniqi, Raushiqi, Vranovci, Istogu, Vrella, Peja, Dobrosheci, Buroja, e shumë e shumë fshatra të tjera të Kosovës. Gjatë ekspeditës së viteve të cekura u vlerësuan disa dhjetëra komlekse si dhe kulla të veçanta me qëllim të përcaktimit të cilësive, vlerave dhe rëndësive të shumëfishta të tyre si monumente të një arkitekture të banimit të një periudhe historike. Më pas u vunë në mbrojtje të shtetit. Por dhe u hapen dosjet e veçanta te kullave. Ndërsa për këto kulla nuk u mor asfarë mase mbrojtëse teknike, rigjeneruese dhe rivitalizuese. Me këtë u la të kuptohet se kjo ishte e tra në lidje me trajtimin dhe mbrojtjen e kësaj kulle, përkatësisht të komplekseve të fshatrave të sipërpërmendura më lart si dhe të qytetit të Pejës dhe më gjerë.


 


           Kullat Shqiptare në shenjestër të vandalizmit serbosllav


 


Faza e dytë është kjo e luftës së viteve 1998/1999. Lufta na solli dëme të mëdha, pasojat e së cilës u manifestuan në të gjitha fushat, segmentet dhe problematikën e shoqërisë kosovare. Në këtë luftë pësoi popullsia, industria, ekonomia, arsimi, shkenca, kultura dhe arti.Trashëgëmia kosovare kishte dyfish fat të keq: koha ishte një ndër faktorët evidentë, por që në një mënyrë përballej me shumë vështërsi, por ka pasur dhe shkatrime të planifikuara nga pushtuesi serb, e planifikimet e tyre që ishin në një organizim nga ata posaçërisht gjatë realizimeve të planeve të planifikimeve hapësinore, të planeve urbanistike të qyteteve të Kosovës e që kishin për qëllim zhdukjen e komplekseve urbano-arkitekturale, ekzemplarëve të veçantë të objekteve të vjetra qytetare të banimit, dhe ndërtimeve të ndryeshme,.


 


                          Rrënimet e Kullave Shqiptare


 


Që ishin të vlerësuara dhe kishin vlera dhe rëndësi historike, arkitekturale, pikturale, ambientale, gjurmëve të lokaliteteve arkiologjike, gjurmëve të kulturës shqiptare e veçmas, kjo eë fundit që ndodhi pas luftimeve të para në Kosovë, 1998/ 1999. Kjo pasuri jetike shqiptare shumë shekullore e mjeshtërve dhe artistëve shqiptarë ishte në shënjestër të vandalizmit të pushtuesit të regjimit serb. Kjo, në mënyrë drastike dhe më së shumti, u shpreh gjatë luftës së viteve të sipër përmendur kur këto monumente masivisht u plaçkitën, u dogjën dhe u rrënuan nga forcat paramilitare serbe e nga policia dhe ushtria e rregullt serbo-sllave por është ndimuar edhe nga serbet lokal që kanë qenë banorë të Kosovës. Në këtë mënyrë u shkatrrua e u rrënua kompleksi i Mullirit të Haxhi Zekës në Pejë. Në vitn 1998 u granatua, u plaçkit dhe u dogj kompleksi i kullave në Deçan. Nga kompleksi i kullave në Deçan, i cili ishte krijuar në shekujt XVIII-XIX dhe pos një kulle tjerat nuk kan mbetur fare të gjtiha janë shkatruar nga pushtuesit serb. Rrënimet e këtyre viteve posaçërisht të vitit 1998 ishin një qëllim për shkatrimin dhe shfarosjes me përmasa të mëdha ndaj gjdo objekti që ka trashëgëmi shqiptare ato morën ho veçmas pas marsit 1999, kur u plaqktin, u djegën dhe u rrënuan në tërësi një numër i madh i trasëgëmisë etnokulturale shqiptare. (Gjersisht, Barbaria serbe ndaj monumenteve islame në Kosovë, shkurt, 98-qershor 99, Bashkësia Islame e Kosovës, Prishtinë 2000; F, Drançolli, Veprimi shkatërrues serb ndaj monumenteve …fq 171-178.)


Rrënime, djegje, e shkatrime përjetuan edh ekomplekset ruraloarkitekturale të kullave në Nivokazx, Borovinë, Botushë, Smolicë, Junik, Carrabreg, Deçan, Prilep, Strellc, Isniq, Vranoc, Raushiq, Baran, Vrellë, Istogu i vjetër, si dhe kulla në Dobroshec të Gllogogocit, si dhe e vetmja kullë qytetare në Mitorvicë nga shek. XIX. Por edhe kullat e Pejes pësuan rrënime vandale nga forcat barbare serbo-sllave.Duhet cekur se pos komplekseve pësuan edhe konaqet, ekzemplarë të veçantë të ndërtimatarisë dhe të mjeshtërisë shqiptare, të cilat u dogjën po dhe këto në tërsi. Ne do të permendim dhe Kompleksin e Jashar Pashës-Haxhi Zekës, Kompleksi i Zenel Beut, Komleksi i Broqve, i Kurtulve, Kulla e Mahmutagve etj. Gjithë këto shkatrime të kulturës materiale e djgiet e pamëshirshme që bëri policia serbe dhe ushtria paramilitare dhe ajo e rregullt serbe ato nuk ishin parë ndonjëherë në këto vise e territore të banuara me shqiptar, dhe nuk ishin në historinë e njerzimit.


 Populli serb me paramendim i nxitur deri edhe nga klerikët fetar që paturpshëm e quanin vetën „popull hynor e qiellor“ plaçkiti, dogji, rrënoi pa mëshirë shumë objekte, monumentale, me destinime fisnike dhe vlera të larta historiokokulturale. Por në të vërtet, ky ishte një realitet i hidhur për kombin tonë shqiptar, që ishte një katrahurë e përsëritur sa e sa herë populli shqiptar në shumë kohëra.


 


                Po ashtu autori me origjinë sllave D. Petroviq u mor me çështjen e kullës si banesë shqiptare në Rrafshin e Dukagjinit, po ky autor mbështetet në studimet e etnologëve Nopscha dhe Hebreland. Ky studius duke mos shqyrtuar në mënyrën kritike mendime të autorve të cekur, jo vetëm që bie në përsëritje, por bën edhe lëshime të njejta lidhur me kullën shqiptare, ajo jo vetëm që është e mangët por është edhe jo e plotë dhe tejet subjektive. Njëherit ky studius në fjalë kullën shqiptare dukagjinase, siç e quan ai këtë kullë e sheh si një ndikim të kullës së Shqipërisë, por e përcaktuar për ndonjë krahinë shqiptare të territorit të Shqipërisë.


 


Sipas tij kullat në Plavë e Guci kanë ngjajshmëri shumë të madhe me ato në Kosovë, veçmas ndryshojnë paksa në disa hollësira të rregullimit të skemës në katin epërm.Petrovic vren edhe lidhjen në mes kullave si banesa të Rrafshit të Dukagjinit, të Shqipërisë Verore dhe të pjesës verilindore të Malit Zi.86 Por kjo lidhje e ngjajshmëri për ne është sa e kuptimt, po aq dhe logjike dhe e natyrshme, pra këtu kemi të bëjmë me kullat e trevave të caktuara të trojeve etnike të banuara kryesisht me shqiptar, që i ndërtonin vet këto kulla, banesa të tipit kulla, në kohë periudha dhe kushte shoqroro ekonomike e politikepërafërsisht të njejt. (Dr. Drançolli  F Kulla Shqiptare Prishtinë 2001  fq.70) Kulla në të vërtet është një kështjellë e vogël, të cilën e ndërtuan më se shumti shqiptarët si rezultat i rrethanave jo të mira politike dhe sigurie të cilat ekzistonin në këto vise me shekujt e kaluar.Mendojmë se është me rëndësi të madhe të theksojmë se kemi Kullën në Llozhan të rilindasit tonë të kombit tonë të madhit Haxhi Zeka. Ky është një ndërtim masiv i realizuar në gjhysmën e dytë të shek. XIX për nevojat e rilindasit të kësaj ane, Haxhi Zeka.


 


Kulla ka një konstruksion masiv me dyshllek të fshehtë e të veçuar në anën jugperindimore të katit më të lartë, si dhe ballkaon që del në formë a në  treshkallor në fasadën jugore. Kjo Kullë paraqet një ekzemplar të arkitekturës popullore të përshtatur për nevojat e rilindasit tonë Haxhi Zeka. Kullat si një ndërtim i arkitektures, tip banesash individuale shqiptare, në Rrafshin e Dukagjinit u paraqitqë në dhjetë vjeqarin e fundit të shekullit XVIII. Në Kullën e Haxhi Zekës në kompleksin e ashtuquajtur të Jashar Pashës si psh. Lidhja e Pejës 1899, nën udhheqjen e Haxhi Zekës u bënë shumë tubime si ajo e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në Junik në Kullën e Avdyl Hoxhës ku ishin ideologët, luftëtarët e paepur të kësaj lëvizje. Kemi edhe Kullën e Isa Boletinit në Mitrovicë, ate të Mic Sokolit në Tropojë etj..Kulla e Rrafshit të Dukagjinit shton autori si rregull është tre deri në katër katëshe por kemi edhe në dy katëshe të ndërtuar në ato vise sidomos të Dukagjinit.Këto kulla janë të ndërtuara me tavane prej druri dollapët, trapazani, dera e odës e gdhendur dhe e punuar nga druri dhe shkallët po ashtu nga druri të punuar shumë mirë,porn ë rrethet e Pejës, Istogut, Deçanit e të trevave të Drenicës,kemi nga një palë shkallët nga ana e mbrendshme, a ndërsa në rrethet e Gjakovës dhe të  Pejës i kanë pasur nga dy palë shkallë.


       


    Kullat Shqiptare në Rrafshin e Dukagjinit në veprën Gjurmë e gjurmime    të autorit Mark Krasniqi


 


Mark Krasniqi është një autor i shumë punimeve, kumtesave studimeve dhe veprave të shumta të dala shkencore, ku si një etnograf merret ndër të tjera, edhe me problematikën dhe çështjen kulturor edhe materjale, përkatsisht me Kullat e banesës shqiptare ku ndër to na mirret drejtpërdrejt me çështjen e Kullës në Rrafshin e Dukagjinit.Që i thekson në mënyrë më të mirë të mundshme për gjithë Kullat që egzistonin si në Dukagjin e Drenicë e rrethinat e trevave të territoreve shqiptare si në Matë të Mirditesë ku egzistonin një numër bukur i madhë tyre.  Mark Krasniqi në veprën e tij na merret edhe për ndërtimin e Kullave për faktorët që ndikuan në lindjen dhe ndërtimin e tyre të këtij tipi a objekti të banimit në trevat e territorit të banuarë me shqiptarë, dhe thekson në mënyrë të kjartë se Kullat në Kosovë gjithmon i kanë ndërtuar vetëm shqiptarët.


 


Këto Kulla na tregojnë vetëdijen kombëtare gjithë shqiptare gjatë Lidhjes së Prizrenit 1878 lëvizjen çlirimtare që ishte në atë kohë dhe kishte detyra patriotike për të dalë nga zgjedha osmane, zhvillimin e raporteve të reja shoqrore kapitaliste, situatën politike, sociale dhe ekonomike, përkatsinë klasore, gjakmarrjen, ngatrresat mes vete, çetat e kaçakve që ishin të pranishme në atë kohë në malet e Bjeshkve të Nemuna. Mark Krasniqi para se të përqendrohet në kullat si banesë në Rrafshin e dukagjinit autori i rrespektuar i joni thekson se kullat në territorin e ballkanit shtrihen Greqi, Bullgari, në Rumani, në Maqedoni, në Malin e Zi, në Bosnje, në Dalmaci dhe në territore të banuara me shqiptarët.Por autori na thekson se Kullat në territorin e Rrafshit të Dukagjinit ishte një ndërtim i veçantë, dhe kemi familje që mirreshin me ndërtimin e tyre si janë ato familje të njohura si Begollët në Pejë, Kryezinjtë në Gjakovë, që kanë ndërtuar Kulla në qytete të veta. (Dr.Drançolli  F Kulla Shqiptare Prishtinë 2001fq 105-109). Trashëgëmia është themeli i  kulturës shqiptare. Ajo krahas gjuhës prezanton me përpikëmëri etnitetin dhe identitetin e popullit në fjalë. Pikërisht për këtë duhet t’u kushtohet një trjatim me qasje të mirëfillta shkencore. Këto vlera etnokulturore. Pos që shërbejnë si burim material për studimin e së kalurës, kanë rëndësi të madhe në hulumtimin e jetës së njeriut dhe ambientit ku jeton.


 


              Kulla Banesa të Fortifikuara ishin dhe Shkolla Shqiptare


 


Në shekullin XVIII e XIX Kullat Banesa Shqiptare paraqitet si një tip i veçantë i përmendoreve materjale të kulturës së popullit shqiptar, kur këto ndërtimesh arkitekturore qenë të nevojshme dhe u realizuan në numër të madh si në fshatra, ashtu dhe nëpër qytete, si në Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Dibër, etj. Kullat luajtën një rol shumë të rëndësishëm në jetën e pronarve të objekteve, ku përveç banimit të antarëve të familjeve, u shfrytzonte edhe për strehimin e bagëtive. Ndërsa në rastë lufte apo mbrojtes së interesave kombëtare, personale dhe familjare, kulla u shëndrua në një fortesë të njëmendë, meqense këtë e shoqronte edhe elemente fortifikuese mbrojtje në rastë sulmi ndaj tyre u përdornin për mbrojtje.


 


Sikurse te çdo popull, po ashtu edhe nga gjiri i popullit shqiptar gjatë shekujve dolën mjeshtër, e kryemjeshtër dhe arkitektë të shquar që lujtën një rolë shumë të madhë dhe dhanë kontribut të lartë në ndërtimin e Kullave Banesave të fortifikuara të Shkollave Shqiptare. Kemi Kullën në Deçan Kulla dy katëshe, ate në Junik kullën dy katshe, e në Carabreg të Deçanit po edhe ajo është dy katshe,e Pejë  ku e ndërtuan mjeshtrië shqiptar që I ndërtuan në periudha të ndryshme që ishin kryesisht për banim, që u ndërtuan në mënyrë masive në fund të shekullit XVIII e veçanërisht në shekullin XIX ju përgjigjë situatës së krijuar anarkisë së gjithmbarshme historike.116Këto lloj Kullash të fortifikuara u ndërtuan si në Malësin e Gjakovës, në rrethin e Gjakovës, rrethin e Istogut, po në krahinën e Matit të Mirditës, në trevat e Drenicës , Lurës, të Pukës, në Malsinë e Krujes.Këto objekte me rëndësi të fortifikuara u ndërtuan edhe nga shqiptarët e Malit Zi, përkatsisht në Plavë, në Guci dhe Vishnjevë.Nga gjithë këto Kulla kanë mbetur ajo e Regjepagajve në Plavë si dhe Kullat e Prenë Sokolit, kanë në katinë më të lartë galerit dhe dyshekllekët e  drurit . Por natyrisht gjith këto kulla nuk janë në gjendje fillestre sepse kanë egzstusr si kushtet natyrore dhe atmosfrerike në këtë trevë dhe për atë arsye kanë një konstruksion të atillë si Kulla e Dedë Nikollës po ashtu është dy katëshe me dëshllekun prej guri, që del nga muri perimental i kullës në formë anëcakuKemi edhe kullën e Kara Mustafës. Në Dibër Në Maqedoni, si ajo Kulla e Sefedin Aga nga dibra dhe njhet si Kulla e Sefedin Agës nga Dibra që sot është pronar Asllan Lloga në katin e spërm ka fasadën perëndimore ka galerinë prej druri që është në nivelinë e katit të dytë por në mas të madhe kullat kanë humbur tiparët.


Kullat Shqiptare në Rafshin e Dukagjinit dhe në Malsinë e Gjakovës


Në Rrafshin e Dukagjinit ekzistojnë një numër i madh i ekzemplarëve të arkitekturës popullore, përkatsisht i kullave si banesa të fortifikuara që janë të ruajtura deri në ditët e sotme, dhe ku prej tyre edhe në një gjendje shumë të mirë. Këto lloj kullash i përkasin kryesisht fundit të shekullit XVIII e deri në dhjetëvjetshin e parë të shekullit XX. Po në Rrafshin e Dukagjinit si banesë fortesash gjatë periudhës së Rilindjesë Kombëtare gjeti një përkrahje dhe u ndërtua në një numër të konsiderushëm si në fshatra, po ashtu edhe në qytete.


 


 Po në këtë kohë Peja dhe Gjakova, si qendra të Rrafshit të Dukagjinit, ishin të trazuara si në pikëpamjen politike, ashtu dhe në aspektin e pasigurisë. Por edhe jeta e tyre ishte e pasigurt e gjithë pasuria e tyre e fshatarve dhe qytetarve.Kemi edhe Kulla me dyshllek prej druri e njëkatshe në Deçan. Kemi kulla në rrethin e Pejës ku janë të ruajtura më së miri po edhe në fshatrat e Rrafshit të Dukagjinit ku kullën e gjejmë të rrethuar me avlli e gardhe, në oborrin e shtëpisë arrihet nëpër një derë të madhe dykanatëshe të drurit e cila ka një deriçkë, nga një materjalë i njejtë, në për të cilin kalojnë e kumunikojnë antarët e familjeve, e musafirët etj.Por kemi edhe Kulla që në katin e parë i kanë Ahurin i cili shërben dhe shfrytzohet për nevojat për strehimin e bagëtisë. Ky mjedisë, mund të jetë i ndarë, varsishtë nga lloji i shtazëve. Por elementet e përbërse të ahurit janë grazhdi dhe rrethanakui viçave. Grazhdi mund të jetë i ngritur nga gurët, nga materjali dru apo edhe i thurur me thupra, shtroja e tij mund të jetë me gurë me kalldërm ose me përbërje natyrore, por kjo mvaret nga tereni, ky katë përdhes i ka disa të hapura të vogla, deri katër në formë të frengjive që këtu kemi frengji të vërteta që kanë karakterin mbrojtës dhe kemi dritaret vetëm nga oborri, që shërbenin për mbrojte shërbenin edhe për ajrosje e dritëçuar këtë mjedis.Kemi dy porta tek ahuri që ishin të mbuluara me hark dhe me fasada të ndryshme. Portat nga mbrenda sigurohen me shul, por këtu kemi edhe shkallët e mbrendshme që shpien drejt katit më të lartë. Kemi kullën në fshatin Vrellë te rrethi i Istogut që është ahuri dhe shtëpia e zjarrit janë të ndara.


 


                               Kullat Shqiptare Simbol i Qëndresës


 


Kemi në katin e dytë Odën e Burrave e cila paraqet mjedisin kryesor më të pasur të ndërtimit. Kjo odë fiton nga efekti me oxhakun, dollapët, me dollapin e bukës, me tavanin, me raftet, me trapazanin dhe me derën e odës që i kushtohet një zbukurimi shumë të madhë sidomos të veçantë.Po këtu në këto oda kemi dekurimet e shumta dhe funksionale sidomos të atyre odave të burrave të fshatrave e që vlenë të përmendet se ato nuk janë të realizimit të njejtë artistik. Në pejë kemi Kullat të cilat janë punuar në gdhendje në dru me një trjatim të veçant e të posaçëm dhe me aftësi të rralla mjeshtrore të talentuar shqiptar.


 


Ndriçimi i këtyre odave bëhet përmes dritareve të mbuluara me hark dhe të realizuara nga gurët e gdhedur dhe kishin një estetik shumë mjeshtrore por ishte edhe gjendja materjale e pronarve u vrejke gjatë ndërtimit edhe pozita sociale e pronarit në kohën e ndërtimit të kullave.


                    Kulla Shqiptare ishte simbol i Qëndresës kombëtare


Banesa  e tipit kullë, përveç vlerës së mirfilltë të banimit, u bë edhe gjatë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare simbol i qëndresës dhe i luftës për liri të kombit tonë shqiptar. Kishte një shprehje të lartë të vetëdijes kombëtare për ruajtjen dhe për kultivimin e trashëgimit dhe të traditave shqiptare disa shekullore.Në Kosovë përkatsisht për të mbyllur elementet mbrojtëse, pra frangjit, njëherit për të për ti hapur dhe për ti rritur dritaret e dushekllëkuët e odave të burrave dhe pjesët të tjera të kullave, gjithë kjo ekspedit iu besua komandanitit Xhavit Pashës. Po kjo ekspedit u realizua në pranverën e viti 1909, kur shkatroi me ushtri të madhe Xhavit Pasha në Isniq që ai pasha i dëmtoi shuë kulla. Nga kjo ekspeditë shumë kulla të Pejës u shembën nga zjarri i artilerisë. Gjithë kjo u bë me qëllim të caktuar vetëm e vetëm për të ndalë Isa Boletinin. Po me këtë rast ndër të tjera, nga altileria turke u rrënua karollhania e kullës trekatëshe e Avni Rrustemit, që na ishte në fshatin Strellci Epërm, rrethi i Deçanit, me motavicionin se kishte qenë për konak Isa Boletini.


                          Kullat Shqiptare në trevat e Matit dhe të  Mirditës


Në Shqipërinë Veriore, si në trevat e Matit, të Mirditës, kemi ndërtimin e kullave, si në viset malore ku turqit nuk arritën të vendosnin sundimin e vet të plotë.Po kjo e bëri të ruhën zakonet e e organiziminit fisnor, të cilat penguan zhvillimin e marrëdhanieve feudale në kuptimin e vërtet të tyre.151Po në këto rajone në shekullin XVIII-XIX sundonin feudalët Zogollaj, Çelaj, Allamanë, Buzhiqë dhe Skënderaj,gjithë këta feudalë si për qëllim e kishin që ti rrisnin pronat e tyre.Gjithë ata fshatar që kundërshtonin plaqkitjen e pasurisë së tyre ata feudal e bënin zhdukjen e tyre, dhe po këtë feudal në mesin e fshatarsisë bënin për çarje, futnin grindje, vrasje dhe hakmarrje në mes familjeve fshatare të kësaj krahine, pra të Matit.Sot në trevat e Matit të binë në sy kullat e fortifikuara dhe të vendosura larg njëra-tjerës, që ishin të forta e të larta e që veçohen nga karakteri i vet mbrojtës. Këto Kulla na paraqiten në një numër të madh fshatrash të kësaj krahine të Shqipërisë Veriore paraçiten në këto fshatra :Klos, Dars, Fulçet, Gurrë e Vogël, Shulbarter,Kurdari e Shelli, të gjitha këto kulla u vendosën në vende mbizotruese.


 


 Kullat Shqiptare me shtëpinë e zjarrit  në Strellc


 


Kulla si banesë shqiptare nga paraqitja e saj, e fundit në shekullin e XVII e deri në dhjetvjeçarin e parë të shekullin. XX ka kanë pasur një zhvillimin evolues dhe të panderprerë.Në gjysmën e dytë të shek. XIX ndërtimi I kullës në disa rajone u përhap edhe në shtresat e gjera fshatare e qytetare. Mirëpo, në raste të veçanta përpos derës së vetëme në katin përdhes, hapje të këtij lloji dhe formë ndërtimi arkitekturës kishin eshe në katin e parë Kemi komplekse të veçanta të kullave me shtëpi të robëve  të antarve të familjeve, të ndara, të veçuara mes vete, kemi pasur në fshatin Strellc e përkatsisht të Strellci Epërm.Kulla më e njohur ka qenë ajo në rrethinën e Deçanit ku konkretisht i ka takuar familjes Rrustemaj, dhe e cila ishte në këtë rastë egzistonte kulla tre katëshe dhe shtëpia e robëve, kulla në shtrirjen e saj horizontale njëkatëshe, si ndërtim i fazës së dytë të sajë.Lidhja me kullën dhe me shtëpin e robëve është bërë me anë të urës së ndërtuar nga druri dhe në katin e parë si në rrethinen e Deçanit po edhe në gjysmën e shekullit XIX kemi ekzemplarë të njëjtë edhe në familjen Curri.


                        Kulla me shtëpinë e zjarrit  në Istog     


Kemi Kullën e shtëpisë së zjarrit të familjes Bajraj në Istog, ljo kullë ishte e njohur si kulla e Adem Bajrit, e cila është ndërtuar në një ndërtim brenda një faze dhe njëkosisht, ku kemi kulla një katëshe dhe dy katëshe shtrirhen në mes veti horizontale ishin të lidhura mes veti.175 Me dallim nga ajo e fshatit Strellc i Epërm, ky kompleks si tërsi e njohur është një ndërtim Brenda një faze dhe njëkosisht .Në rastin e këtij ekzemplari,ishin të ndërtuara prej materjalit të fort si prej gurit e prej drurit dhe kishin vlera të mëdhë të arkitekturës shqipëtareNë dhjetëvjetshine fundit të shekullit XIX na paraqitet edhe një ekzemplar i veçantë i kullave me shtëpinë e zjarrit si kompleks siç e kemi në rastin e kulles së shtëpisë së zjarrit në Istog.


 


Trashëgimia e Kosovës


 


Me njohjen dhe themeleimin në studimin e kulturës materiale dhe shpirtërore kombëtare, vetvetiu duhet të rritet edhe mirëkuptimi, toleranca për ruajtjen e kulturave të etnikumeve të tjera. Të theksojmë se niveli i kulturës së një populli tregohet në tolerancën ndaj së kalurës, në bashkëpunimin ndërnjerzor dhe ndërkombëtar në lidhje me ruajtjen e trashëgëmisë nga e kaluara qëndron si tërsdi e të gjithëve. Mosëruatja e mosinteresimi, rrënimi, mospërfillja e në anën tjetër të veçuarit me egoizmm të trasdhëgëmisë vetjake ose kombëtare kanë rëndësi dhe efekte të kundërta. Arti kultura, përkatësisht trashëgimia materiale shqiptare është më interes dhe vlera të veçanta mbarëkombëtare si dhe më gjerë.Trasëgëmia paraqet “skeletin dhe gjuhën” e popullit shqiptar. Sikurse njeriu që nuk mundet të qëndroj pa konstruksionin skeletor, ashtu edhe shqiptarët nuk kanë ardhmëri pa trashëgimi. Trashëgëmia kulturore ka rëndësi dhe vlera për vetë kosovarët. Ajo më së miri fet dhe dëshmon për të kalulrën e bujshme të shqiptarëve. Trashëgëminë etnokulurore duhet ta mbrojmë, ta studiojmë, ta konservojmë, ta restaorojmë, ta ta rivitalizojmë dhe ta publikojmë, me qëllim të kultivimit të traditës në ruajtjen deri në imëtësi të tyre. Trashëgimia e Kosovës ndër shekuj pa dallim etnie e fetare, në një masë të madhe është shfrytëzuar, kultivuar dhe ruajtur nga krijuesit e saj.


 


Në këtë shkrim kemi theksuar si më lart për Rrënimin e Kullave Shqiptare. Kosova si pjesë e territorit etnik shqiptar, duke filluar nga periudhat parahistorike, konkretisht nga neoliti e deri në ditët tona. Kullat Shqiptare në përgjithsi ishin në vazhdimsi nën shenjestrën e osmanlinjëve e posaçërisht gjatë Lëvizjes Kombëtare, Lidhjes së Prizrenit. Në periudhën në fjalë, ato shpesh u granatuan dhe u rrënuan, u djegën ose ju ndëruan trajtat e disa elementeve konstruktive. Këto rrënime ndodhën edhe gjatë kolonizimit me elementin sllav të Kosovës. Në kohën e cekur shqiptarët pos që u keqtrajtuan, u torturuan, u burgosën u shpërngulën ng atrojet e veta shekullore, edhe u vranë si dhe u dogjën edhe shumë fshatra me kulla shqiptare. Në disa kulla u vendosën kolonistët serb të ardhur nga viset tjera serbe në Kosovë. Por veqmas kjo lufta e fundit e viteve 1998-1999 ishte me plot shkatrrime, rrenime të tërsishme sidomos ndaj gjdo objekti, shtëpi e kullë shqiptare nga pushtuesi serbosllav.


 


 


Gjithë kjo pasuri jetike shqiptare shumë shekullore e mjeshtërisë së mjeshtrëve dhe artistëve më të dalluar shqiptar ishte për një kohë të gjatë në shënjestër të pushtuesit serb. Janë rrënuar këto Kulla si në Nivokaz Batusha, Junik, Carrabreg, Prilep, Deçan, Strellc, Raushiq, Vranovc, Vrell, në Istog të vjetër dhe komleksi i kullave të Hazhi Zekës në qytetin e Pejës.


 


Këto të gjitha ishin të programuara e planifikuar e bashkërënditura nga qarqet e caktuara të insitucioneve pushtuese serbe. Në këtë shkrim kemi veçuar Kullat tona shqiptare në trevat e mbar Kosovës e në veçanti të atyre në territorin e rrafshit të Dukagjinit si të Pejës, të Gjakovës, Istogut, Deçanit, e të krahinës së rrethit të Matit të Mirditës së Shqipërisë. Po në këtë shkrim kemi theksuar për Kullat si banesë shiptare ku kulla i ka përmbushur nevojat familjare si dhe ato mbrojtëse, në shekullin XVIII e deri në shek. XIX e deri në mbarimin e tij. Kulla në gjitha përpjekjet për çlirimin e këtyre tokave nga zgjedha osmane e deri në ditët e sotme ka dhënë një kontribut madhor kombëtar. Kulla luajti një rolë të veçantë në mbrojtjen e kultures e traditës shqiptare, që ja vlenë të përkujtojmë si Kullën e Haxhi Zekës, e Isa Boletinit, Azem Bejtës. Këto kishin një rolë historik dhe institucional ku në to u bën tubime të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, si ajo e Pejës më 1899 nën udhëheqjen e Haxhi Zekës. Gjithë këtë pasuri të mirfilltë kombëtare patëm rastin të kemi gjithë këto njohuri për Rrënimin e Kullave Shqiptare falë angazhimit të lartë të arsimdashësit të pedagogut e një profesionisti të dalluar që është njohës i gjitha monumenteve të trashëgëmisë kulturore që i përket traditës së lashtë Iliro Dardano Shqiptare. Autori i nderuar me plot energji të një kolosi si që është Dr. Fejaz Drançolli të misionit fisnik të tij, që njëherit ne si student të tij i shprehim falemindrim të lart dhe i urojm plot shëndet e gjitha të mirat dhe suksese të mëtutjeshme në të ardhmën për botimin po dhe në veprat tjera që Dr. Prof Fejaz Drançolli nuk do të ndalet dot po si valet e Detit.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Dhjetë alfabete të gjuhës shqipe, të cilat i ka prezantuar në një libër studiuesi i mirënjohur, Robert Elsie

Robert Elsie: Literatura shqipe në traditën islame-osmane I

Me ardhjen e tij ne Shqiperi, pushteti Osman solli me vete kulturen e tij te …