Mrika Trumshi

Mrika Trumshi: Gëzuar Kosovë!… por pa asnjë këngë për Adem Jasharin në këtë 10-vjetor të pavarësisë

Këngëtarët ndër më të njohurit kudo ndër shqiptarë, Mrika Trumshi dhe Arif Vladi kanë reaguar kundër  anashkalimit të këngëve të lirisë manifestimet për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Mrika Trumshi:  S`ka ma memorie,  ajo iku , por iku kaq shpejt! Asnjë koncert homazh për viktimat e luftës, asnjë nderim akoma pa u tha mirë gjaku i Kosovës. Sinqerisht e pabesueshme!. Unë prisja Çun Lajçin, prisja Arif Vladin, prisja Ilir Shaqirin e Leonora Jakupin, prisja kushtrimin  e atyre këngëve që ndezën sheshet e qyteteve të Evropës, prisja një përjetim të fitores shekullore, që nuk na e fali askush, nuk na e dhuroi askush, por ishte triumfi i gjakut, i gjakut të martireve të Kosovës. Prisja që ky koncert të ishte i pari, pastaj të bënin çfarë të donin: Kot të flasësh, asgjë nuk mund te besoj më….

 Arif Vladi

Arif Vladi: Kujt i pengonte të këndohej Kënga për Adem Jasharin dhe Marshin i UÇK-së në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës për veç Vuçiqit dhe të tillëve si ai?

Të shtojmë se në 10-vjetorin jubilar të Pavarësisë së Kosovës, ishte ftuar për një koncert në Prishtinë, anglezja Rita Ora, e cila thuhet se ka origjinë shqiptare, edhe pse nuk di asnjë fjalë shqip. Krerët e shtetit kishin marrë qëndrim që kjo këngëtare ekstravagante e veshur herë lakuriq e herë gjysmëlakuriq ta kënaqte publikun e Prishtinës, duke i anashkaluar këngët për lirinë e Kosovës, për Adem Jasharin dhe heronjtë e kombit. Kujdesi, përkushtimi i sëmurë e delirant  që u tregua për këtë këngëtare tregon më së miri servilizmin shqiptar të një pjese jo të vogël të popullatës dhe të pjesë të madhe të politikanëve tanë. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Universiteti i Bernës shpall: “Doctor Honoris Causa” Del Ponten, "gjahtaren" e UÇK-së

Sylë Ukshini: Marrëveshja Del Ponte–Beograd (2003) dhe libri i saj kundër UÇK-së

  1. Hyrje Një lexim krahasues i veprës së Nevenka Tromp (Prosecuting Slobodan Milošević: The …