MSc. Astrit M. Dervishaj: NJËZETË VJET ZËRI I LIRISË

MSc. Astrit M. Dervishaj: NJËZETË VJET ZËRI I LIRISË

Njëzetë vjet zëri luftës dhe i lirisë

Njëzetë vjet zëri paqes e i çlirimit

Njëzetë vjet zëri i atdhedashurisë

Njëzetë vjet zëri simbol i bashkimit.

 

Njëzetë vjet zë me sakrificë dhe jetë

Njëzetë vjet zëri i fjalës së mirë

Njëzetë vjet e palëkundur ka mbet

Njëzetë vjet zëri: Ju flet Kosova e Lirë.

 

Njëzetë vjet që kur lindi në luftë

Njëzetë vjet kur u vendos në Berishë

Njëzetë vjet zëri që kurrë nuk u humb

Njëzetë vjet zëri i pashuar i lirisë.

 

Njëzetë vjet zëri që oshtiu në male

Njëzetë vjet zëri që luftës i dha zjarr

Njëzetë vjet zëri i Ushtrisë Çlirimtare

Njëzetë vjet zëri që askush se ndal.

 

Njëzetë vjet: Jam Kosova e shqiptarisë

Njëzetë vjet zëri nga shumë i kontestuar

Njëzetë vjet zëri që mbetet simbol i lirisë

Njëzetë vjet zëri që mbeti përherë i pashuar.

 

Njëzetë vjet zëri që unik ndër vite ka mbetur

Njëzetë vjet zëri autentik, zë dritë në errësirë 

Njëzetë vjet zëri që do të jetoj me shekuj

Njëzetë vjet zëri: Ju flet Kosova e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: Iku në përjetësi penë arti Fadil L. Curri

Më 6 prill pushoi zemra e shkrimtarit, gazetarit dhe intelektualit të shquar, Fadil L. Curri …