Vulin

Vulin: Shqipëria e madhe nuk mund të krijohet e të mos shkaktojë konflikte në Ballkan, jo vetëm me Serbinë

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka deklaruar sot se disa herë ka kërkuar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq që ta shqyrtojë politikën ndaj Bashkimit Evropian dhe që Serbia duhet ta ndryshojë pozicionin e vet ndaj BE-së nëse Evropa nuk do ta ndalojë krijimin e Shqipërisë së madhe. “Këtë e kam kërkuar disa herë dhe ai kurrë nuk më ka përkrahur. Edhe tani kërkoj që të mendojmë nëse na duhet një BE e tillë dhe një politikë e tillë. Kjo natyrisht se varet nga ai”, ka thënë Vulin. Ai ka theksuar se Evropa dhe tërë bota po heshtin ndaj “formimit të Shqipërsis së madhe”. “Shqipëria e madhe nuk mund të krijohet e të mos shkaktojë konflikte në Ballkan, jo vetëm me Serbinë e jo vetëm me serbët. Kryeministri shqiptar tashmë ka paralajmëruar se dëshiron t’i fshijë kufijtë me Malin e Zi, Maqedoninë e Greqinë dhe porosit se kudo që jetojnë shqiptarët nuk do të ketë kufij ndërmjet tyre. Kështu formohet Shqipëria e madhe”, citohet të ketë thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …