Covid

MSh dhe AKK do t’i monitorojnë institucionet private që janë licencuar për testime që të mos dëmtohen qytetarët

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i shoqëruar nga kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi në një konferencë për medie kanë deklaruar se institucionet private që janë licencuar për testime serologjike dhe PCR do të monitorohen dhe nuk do të lejohen marrëveshje të çmimeve që dëmtojnë qytetarët. Zemaj tha se kanë rënë dakord që ky proces të zhvillohet duke respektuar politikat e konkurrencës duke mos lejuar monopol dhe se ky proces do të monitorohet nga të gjitha institucionet. Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi garantoi se ky autoritet do e mbështes këtë proces dhe nuk do lejojë asnjë marrëveshje rreth çmimit të shërbimit të testimit në mes të laboratorëve të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Amerika dhe Bashkimi Evropian presin që më së largu sot të arrihet një marrëveshje për qetësim të situatës në veriun e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian presin që sot  të arrihet një marrëveshja …