Zjarrfikësit

Muharrem Beka: Zjarrfikësit e Kosovës janë në gjendje të rëndë, në të gjitha aspektet

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka më rastin e 4 Majit, Ditës ndërkombëtare të Zjarrfikësve thotë se ky përvjetor  ketë shërbim edhe në këtë vit e gjen në gjendje te pa lakmueshme dhe mjaft te rëndë ne te gjitha aspektet, si organizimi, menaxhimi. kapacitetet teknike, gjithashtu dhe resurset humane. Ai me një terët drejtuar zyrtarëve të vendit kërkon që institucionet  të marrin masat e duhura e më të të nevojshme për funksionin e këtij institucioni të emergjencës.

Reagimi i plotë:

Për : Kryeministrin e Republikës se Kosovës , Z. Isa Mustafa

Ministrin e Financave , Z. Avdullah Hoti

Ministrin e Punëve te Brendshme , Z. Skender Hyseni

Ministrin e Administratës Publike, Z. Mahir Jaggjillar

Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Z. Arban Abrashi

Kryetarët e Komunave te Kosovës

Të nderurar Kabinet qeveritar,

Dita ndërkombëtare e Zjarrfiksëve 4 Maji, ketë shërbim edhe këtë vit e gjen ne gjendje te pa lakmueshme dhe mjaft te rënd ne te gjitha aspektet, si organizimi, menagjimi. kapacitetet teknike, gjithashtu dhe resurset humane njërzore.

4 – Maji dita nderkombëtare e zjarrfiksëve, kjo ditë shenuar si ditë e sherbimit të zjarrfiksëve, ku shtetet organizojnë aktivitete të ndryshme solemne, manifestime të ndryshme në shenjë të respektit për punën dhe sakrificat që bëjn në aktivitetet e tyre dhe gadishmerinë emergjente që tregojnë zjarrfikësit për t’ju dalë në ndihmë qdo qytetari që ka nevojë për ndihmë emergjente ne raste te ndryshme.

Në kët ditë të shënuar ndërkombetare në shtetet e tyre ku veprojnë, zjarrfikësit vizitohen nga institucionet dhe mekanizmat shtetrorë ju ipen mirnjohje, falenderime, demostrojnë shkathësit profesionale që deshmojnë gadishmerinë emergjente për tiju dalë në ndihmë qytetarëve në qdo moment.

Te ne në kosovë kjo ditë kalon në heshtje, shërbimin e zjarrfiksëve e gjenë në një pozitë shumë të veshtirë dhe thuaja të pa perballueshme, ku zjarrfikësit perballen me shumë vështirësi në të gjitha aspektet. Zjarrfikësit funksionojnë në shperputhje të plotë me ligjet në fuqi, të injoruar, të anashkaluar dhe pa asnjë përkujdesje institucionale, që ka ngritë indinjatë te thellë te kjo kategori e të punësuarëve.

Zjarrfikësit nuk kan status të drejtë juridikë (statusi i zjarrfiksëve është i sherbyesve civil) nuk kanë definim të kompetencave menaxhuese, dualizem i krijuar ne mes te pushtetit qendror dhe lokal. vakum i krijuar ne mes te AME/ MPB, dhe Komunave , nuk kan buxhet të planifikuar, pa paisje personale, pa automjete dhe teknikë zjarrfikëse, muk posedojnë paisje të sigurta për punë, paisje të pa testuara dhe të kontrolluara sipas deklaratës së prodhuesit pa uniforma, pa simbole, numri jashtzakonishtë i vogël i zjarrfiksëve jashtë qdo kriteri, gjith kjo gjendje e krijuar ku drejperdrejtë zjarrfikësit rrezikojnë shendetin e tyre dhe mundë të themi edhe jeten, ku dëshmojnë rastet e lëndimit ne vendin e punës të Zjarrfiksëve të cilet gjat aktiviteteve te punës moren lendime të rënda dhe askush nga institucionet , punëdhenësi  nuk  doli në ndihmë, ku të gjitha shpenzimet mjeksore është dashtë që ti kryejn  vet zjarrfikësit

Në vazhdimësi kemi kerkuar nga institucionet, qe nga viti -2008, që kjo gjendje të përmirsohet dhe të krijohen kushte normale  për punë, porë asnjëherë nuk treguan gatishmeri për te zgjedhur problemet dhe situaten e krijuar.

Zjarrfikësit nuk kompenzohen për orët jashtë orarit të punës, për ndrrimet e natës, per festa shtetërore, koficienti më i ulët nga të gjitha kategoritë e të punësuarëve në vendë. Prandaj i ftojmë institucionet vendim marrëse që urgjentisht të shtrohet kjo qeshtje, të analizohet gjendje e sherbimit të zjarrfikjes dhe shpëtimit, të krijohen  kushte normale për punë, siguri në punë, të rritet gadishmëria emergjente që ky shërbim të jet funksional dhe të arsyetojë themelimin, misionin e zjarrfiksëve shpetimin e jetës së njeriut dhe të mirave materiale, mbesim me shpresë që .institucionet do të reflektojnë pozitivisht në kerkesat e zjarrfiksëve dhe të tejkalohet kjo gjendje që eshte krijuar, kerkojmë harmonizim te veprimeve të pushtetit qendrorë dhe lokal qe ky vakum institucional i krijuar të zgjidhet në të mirë të shërbimit, shpresojm se viti tjeter këtë shërbim ta gjej ne kushte më te mira, të sigurohet buvhet, të dëfinohen  kompetencat menaxhuese, një organizim te mirë, te pergaditur për sfidat e ndryshme qe mundë të paraqiten në situata emergjente

Me respekt, nga Sindikata e Zjarrfiksëve te Kosovës

Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës

  1. kontaktues 044-849-217

[email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Carl Bildt

Carl Bildt e konsideron ofertë të drejtë, propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt, e konsideron si një “ofertë të …