Isa Mustafa

Mustafa: Javën që vjen do të takohen partitë politike për të diskutuar për çështjen e kryetarit të vendit

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur para mediave pas takimit që ka pasur në Kuvend të Kosovës. Mustafa ka thënë para gazetarëve se pas shuarjes së grupit parlamentar gjashtë plus është takuar me deputetët që kanë mbetur pa grup parlamentar për të diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit. Shefi i Lidhjes Demokratike ka folur edhe për zhvillime të reja sa i përket çështjes së kryetarit të vendit. Ai ka thënë se javën që vjen do të takohen me partitë politike për të diskutuar edhe për këtë temë. Sa i përket kandidaturës së Ramush Haradinaj shton se nuk e di nëse kreu i AAK-së është tërhequr nga kandidatura për president të vendit. Sipas të parit të LDK-së duhet të arrihet një pajtueshmëri dhe jo të shkohet në zgjedhje të reja. “Më mirë me arritur një pajtueshmëri”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …