Brickos

Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Mustafa: Jemi duke i koordinuar aktivitetet për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se së bashku me Vetëvendosjen dhe Partinë Social Demokrate janë duke i koordinuar aktivitetet për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj për të cilën ka thënë se e ka humbur legjitimitetin për ta qeverisur vendin. Ai ka shtuar më tutje se Kosova ka nevojë të bëjë ndryshime dhe që kjo qeveri të bie sa më shpejtë, pasi që nuk mund të qojë përpara asnjë proces, siç është dialogu, njohjet, liberalizimin e vizave dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Ndërsa duke folur për zgjedhjet e ardhshme dhe koalicionet parazgjedhore, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se partia që ai drejton nuk e përjashtojmë koalicionin parazgjedhor me Vetëvendosjen pasi e vetme nuk mund ta dërgoj Partinë Demokratike në opozitë. Pyetjes nëse LDK-ja do të hiqte dorë nga posti i kryeministrit, nëse një kusht të tillë do t’ia vë Vetëvendosja, ai i është përgjigjur që janë marr vesh që partisë që ka më shumë vota t’i takon edhe drejtimi i qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …