Hashim Thaçi

Thaçi: Kosova do ta ketë vështirë ta konsolidoj shtetësinë pa marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Gjatë fjalës së tij në forumin: 2 Be Secure, që u mbajt në Mal të Zi, kryetari Hashim Thaçi ka ritheksuar se Kosova do të ketë vështirësi ta konsolidoj shtetësinë pa marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Ai ka shtuar më tutje se pavarësisht që dialogu Kosovë – Serbi është në krizë, tani është momenti më i volitshëm për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe ka theksuar se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është i ndërlidhur edhe me raportet Kosovë-Serbi. Gjatë konferencës për medie ai është treguar kritik ndaj Bashkimit Evropian për mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe shtoi se institucionet e Kosovës nuk do të pranojnë kushte të reja për liberalizimin e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …