KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Mustafa: Të thuash se presioni i Thaçit e solli Gjykatën Speciale, është papërgjegjësi

Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa ka vlerësuar se të thuash se presioni i Thaçit e solli Gjykatën Speciale, është papërgjegjësi. “Specialen e kanë shtyrë përpara ndërkombëtarët dhe se të njëjtit janë shprehur qartë që nëse nuk e bën Kosova do të themelohet një gjykatë nga Këshilli i Sigurimit me nismën e Rusisë dhe Kinës dhe se një gjë e tillë nuk do të kundërshtohet nëse Kosova nuk e themelon” është cituar të ketë thënë, Isa Mustafa. Gazeta “Expres” shkruan se ai ka shtuar më tutje se raporti i senatorit zviceran ka rezultuar i pavërtetë dhe me pasoja për Kosovën prandaj rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë është në anën e së vërtetës. Edhe institucionet e Kosovës duhet të rreshtohen kah e vërteta. “Duhet të theksoj se nuk është e vërtetë se njerëzit që sot po gjykohen mbi bazën e Raportit të Dick Martit dhe deputetëve rus, janë ata që e kanë shty përpara themelimin e Gjykatës Speciale. Është e papërgjegjshme të thuhet kështu nga liderët e Kosovës. Gjykatën e kanë shty përpara ndërkombëtarët. Janë shprehur qartë, ose themelone ju ose do ta themelojë Këshilli i Sigurimit me iniciativë të Rusisë dhe të Kinës, dhe se këtë iniciativë nuk do ta kundërshtojmë në qoftë se ju nuk e themeloni” ka saktësuar mes tjerash, ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …