Agani: Koalicioni PDK-PD do të dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit

Agani: Izolimi social gjatë dy viteve të pandemisë, do të ketë pasoja afatgjata për shëndetin mendor

Eksperti i shëndetit mendor, Ferid Agana ka vlerësuar se izolimi social gjatë dy viteve të pandemisë, do të ketë pasoja afatgjata për shëndetin mendor. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” psikiatri, Agani ka thënë po ashtu se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se çdo traumë e re do ta gjejë popullatën më të rënduar, andaj është e rëndësishme që të konsultohet me kohë psikologu. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka shtuar më tutje se me rritjen e rasteve duhet kujdes i shtuar veçanërisht për kategoritë e caktuara të popullatës të cilët janë më të ndjeshëm ndaj këtij virusi siç janë personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike.

Kontrolloni gjithashtu

Bardhyl Mahmuti ka mohuar autorësinë e komunikatës së 59-të të UÇK-së, ku ishte shpallur tradhtar Gani Geci, për vrasjen e Abedin Rexhës

Dëshmitari, Bardhyl Mahmuti, gjatë paraqitjes  së tij  para trupit gjykues në gjykimin kundër krerëve të …