Mustafë Krasniqi: u botua libri me tregime, i autorit Ali Sh. Berisha “I kujt është dielli”

Këto ditë doli nga shtypi libri, me tregime, i autorit Ali Sh. Berisha “I kujt është dielli” nga shtypshkronja “Lena Grafik” në Prishtinë, shtëpia botuese Bibloteka Feniksi.

Duke vështruar librin e autorit në fjalë nuk mundem të mos mbështetem në thënien e P.Abrahams, se “Dashuria është më e fortë se urrejtja…” shkrimtarët me fanatizëm shndërrohen në rob të së bukurës dhe bëhen fanar të saj përmes artit. Me emocionet e tyre krijuese e imagjinative japin tablo të botës reale dhe ireale, të së shkuarës dhe të së sotmes. Autori, Ali Sh. Berisha, përmes forcës së pendës intelektuale është bërë përçues i këtij rrezatimi dhe lexuesit i ofron të bukurën, vlerën artistike, duke fuqizuar shprehjen me një mjeshtri të rrallë e të figurshme.

   Autori, në përmbledhjen me tregime “I kujt është dielli”, ofron pamje reale të jetës në fshat, në qytet, dashurinë, punën dhe luftën e pandërprerë, për vuajtjet dhe kënaqësitë, për të drejtën dhe të padrejtën, për të gjallët dhe të vdekshmit, për ëndrrën e tij të që shfaq tri refleksione: mallin për familjen, dashurinë dhe respektin për prindërit e tokën mëmë…dhe parandjenjën për gëzimin apo pikëllimin dhe krejt këtë përmes prozës poetike e narrative, që të dyja me një ngjeshje ku lexuesi vështirë e ka për të hetuar ku fillon e ku mbaron poetizmi. Në secilin tregim mund të hetohet pyetja: “I kujt është dielli”.

   Në tregimin “Dymbëdhjetë” -… unë kam të drejtë të them se dymbëdhjetëshi është dymbëdhjetë, sepse kam mbetur në dymbëdhjetë ose më stopuan në dymbëdhjetë. Më tej shton autori: – Mos kjo koka ime është ndryshe nga e jotja? Jo, shok! E njëjtë është, përveç një ndryshimi. Koka ime ka flokë të gjata dhe vëth në vesh. ku për një pjesë të të rinjve e të rejave shkollimi i mëtejmë mbetet vetëm ëndërr, ose në tregimin “Mallkimi” ku pengohet dashuria dhe implikohet e kaluara kanunore etj., në botën e tij krijuese gjejmë edhe tabllo ku ndërthuret etja për liri, duke e vazhduar të sotmen për të nesërmen dhe herë duke u kthyer në retrospektivë, si te tregimi “Shkronja gjaku”se-Nëpër qeli s’lashë vend pa kontrolluar. Parketit ia numërova edhe gërvishtjet e fundit. Me një rremb fshese gërmova skajet e murit që kishte marrë një ngjyrë që s’ishte as e zezë, as e bardhë, as e kuqe, as e verdhë, as e kaltër,as…

   Pra, me përmbledhjen e tregimeve “I kujt është dielli” autori na vije me një mjeshtri shtjellimi të ngjarjeve, por edhe në strukturën e ndërtimit, të përmbajtjes dhe figurës së përdorur, gjë që te shumë autor tjerë nuk hasim një stil të tillë, duke i prek në detaje ngjarjet me një të folme standarde dhe popullore rajonale për portretizimin e karaktereve si te tregimi “Qeni i çartur” ku thotë: “Baba, qen të çartur ka shumë, a? Përmes kësaj figure dhe figurave tjera që janë të pranishme në këtë libër, si ajo e maces së zezë, gjarprit etj. tregon se sa me vlerë është ky libër.

   Në tregimin “Kujtimet kapërcejnë mure qelish” flet për të djeshmen e rëndë të atdheut, andaj me një gjuhë dashurie për të i drejtohet policit: -Ti qeshu sot, unë do të qesh nesër- duke shpërthyer kështu realitetin e hidhur dhe për të mobilizuar liridashësit: Burrat treguan fytyrat e rreshkura – Pajë edhe ata po i shpërthyeka plumbi.

  Ndaj, Autorin e shohim të rebeluar kundër të ligës që i shfaqet në skenë kulturës, artit dhe popullit të tij, andaj për këtë dukuri shqetësuese, nuk lë pa i vënë në thumb elementet që ia zinkojnë frymëmarrjen.

Mbase për lexuesin ky libër do të jetë i veçantë për nga stili i të shkruarit, për nga shtjellimi dhe përsosmëria figurative, ndërsa më i veçantë bëhet atëherë kur lexuesi hyn në botën e reales dhe përmes saj del i kompletuar.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …