Mytaher Haskuka

Mytaher Haskuka: Edhe pas 129 vitesh shkolla shqipe po ballafaqohet me probleme shumë të mëdha

Duke iu referuar Ditës së Mësuesit, 7 Marsit, Lëvizje Vetëvendosje përmes një vështrimi u rikthehet problemeve me të cilat përballet sot arsimi në Kosovë. Në një prononcim lidhur me këtë datë,  deputeti i Vetëvendosjes Mytaher Haskuka ka deklaruar se tani kanë kaluar  129 vite nga ajo kohë dhe shkolla shqipe ka rënë sërish në një grumbull problemesh shumë të mëdha. Tekstet shkollore, përmbajtja e tyre në Kosove është në nivel shumë më të ulët se sa kapacitetet e shoqërisë sonë dhe kombit tonë. Tekstet shkollore në Kosovë janë përgatitur për një periudhe 3 mujore para më shumë se një dekade. Librat shkollorë janë qenësor edhe për ta përmirësuar lexim-shkrimin. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i shpërndan falas në Kosovë librat shkollorë për 270,000 nxënësit e klasave 1-9 në Kosovë”, tha deputeti Mytaher Haskuka, duke theksuar se këto tekste vijojnë të jenë me pasaktësi të forta shkencore; me varfëri referencash; me skizma dhe paragjykime gjinore; si dhe të palidhura me plan-programin e ri të Kosovës, atë të vitit 2011, të cilën e ka pranuar me përshtatje edhe Shqipëria.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …