leoni

Nabil Admad: Një për qind e kapitalistëve më të pasur të botës zotërojnë dy të tretat e tërë pasurisë së krijuar në rruzull

Nabil Admad: Një për qind e kapitalistëve më të pasur të botës zotërojnë dy të tretat e tërë pasurisë së krijuar në rruzull

Ndërsa Forumi Ekonomik Botëror vjetor po zhvillon punimet këtë javë në Davos të Zvicrës, shoqata e njohur bamirëse Oxfam thotë se pasuria ekstreme dhe varfëria ekstreme janë rritur njëkohësisht për herë të parë në 25 vitet e fundit. Kjo organizatë bamirëse po bën thirrje për një sistem më të drejtë taksimi mes pabarazisë globale në rritje. Qindra miliarderë, dhjetëra ministra të qeverive dhe guvernatorë të bankave qendrore marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos këtë javë që shihet si një tubim i individëve më të pasur të botës. Shoqata bamirëse Oxfam thotë se të pasurit po pasurohen më shumë. “Forumi i Davosit, festivali i pasurisë po rikthehet. Ne po sjellim gjetje të reja alarmante që tregojnë se një për qind e kapitalistëve  më të pasur të botës zotëron dy të tretat e gjithë pasurisë së krijuar në tërë rruzullin  që nga viti 2020”, thotë Nabil Ahmed nga shoqata bamirëse Oxfam. Burimi i kësaj pasurie ka rezultuar pjesërisht nga paratë e qeverive të investuara në ekonominë globale pasi pandemia e koronavirusit i detyroi vendet të mbyllnin shumë aktivitete në vitin 2020. Por në të njëjtën kohë, shumë  të pasurit ishin në gjendje të rrisnin vlerën e pasurive të tyre nga këto investime të mëdha qeveritare, që rezultuan në rritjen e tregut të aksioneve. Në mungesë të një sistemi taksimi më progresiv, shumë  të pasurit ishin vërtet në gjendje të mbushnin xhepat e tyre”, thotë Nabil  Ahmed.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …