Mr. Naim Tërnava

Naim Tërnava: Krishtlindja simbolizon lindjen, jetën, mbarësinë dhe mesazhin për një shoqëri të ndershme

Me rastin e Krishtlindjes së besimtarëve katolikë,  Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i ka dërguar telegram urimin ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergjit në të cilin thuhet: I nderuari ipeshkv Dodë Gjergji, Me rastin e festës së Kërshëndellave, me respekt ju uroj e përgëzoj Juve, të gjithë meshtarët tuaj, si dhe besimtarët e krishterë duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi. Kërshëndellave në vete simbolizojnë lindjen, jetën, mbarësinë dhe mesazhin për një shoqëri të ndershme e të moralshme, parime këto humane për të cilat njerëzimi ka nevojë gjithherë. Zotni Ipeshkëv, festat fetare tek ne gjithherë  kanë kultivuar vlera e virtyte humane, hyjnore e sociokulturore, të cilat që na  kanë bashkuar e fisnikëruar  si dhe kanë kultivuar, promovuar e reflektuar respektin, dashurinë, mirëkuptimin, tolerancën, ndërgjegjësimin, paqen e qetësinë.

Duke ju përshëndetur, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi.

 Me respekt,

Myftiu i Kosovës

Mr. Naim Tërnava

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …