Nasim Haradinaj: Bubullima e motorëve do të dëgjohet edhe në qelitë ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së

Eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka shkruar se sot do të jetë një ditë e veçant në Hagë, ku po mbahen padrejtësisht të burgosur drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Ai ka shkruar se gjatë ditës së sotme, bubullimat e motorëve do të dëgjohet edhe në qelitë ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së. ”Mëngjesin e sotëm filluam rigrupimin e motoristëve defilues për në Hagë …! Ata po bashkohën e ribashkohën dhe sot në Den Hag Sheveningen do jetë një ditë e veqantë dhe e “zhurmshme” …..Bubullima e motorëve do dëgjohët edhe ne qelitë e çlirimtarëve tanë dhe përtej…..!” ka shkruar eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …