Brickos

Nasim Haradinaj ka publikuar dokumentin e pagave që merrnin eprorët dhe ushtarët e FARK-ut, gjatë luftës

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka publikuar një dokument që dëshmon për pagesën e pjesëtarëve të FARK-ut, të cilët kanë qenë pjesë e UÇK-së. Dokumenti është lëshuar gjatë kohës së luftës nga Qeveria e Kosovës në ekzil, saktësisht në mars të vitit 1999 dhe është nënshkruar nga Halil Bicaj, i cili në atë kohë drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes së Qeverisë Bukoshi në ekzil. Sipas këtij dokumenti, paga më e lartë ka qenë 1,000 marka gjermane për eprorët dhe komandantët e brigadave, ndërsa paga më e ulët është 350 marka gjermane për pjesëtarët e personelit me shkollë të mesme. “Një dëshmi e thjeshtë!”, ka shkruar Haradinaj, duke publikuar urdhëresën e ministrit Bicaj, për lartësinë e pagesave sipas gradave ushtarake.

Ushtarët” e FARK-ut, pjesa më e madhe e tyre nuk hynë fare në luftë, por qëndruan nëpër “kampet e luftës”: në Kukës, Bajram, Curr dhe pak përtej  kufirit të Frontit të Koshares, në rrezen ku nuk arrinte arma artilerike e forcave serbe.  Ata kishin themeluar edhe Brigadën, “Mërgimi” dhe nga atje bënin përpjekje ta drejtonin luftën me ushtarët e eprotët të cilët të kallaisur, të rruar e të parfymosur kishin hyrë firimtarë në Kosovës, pas çlirimit të saj. Andaj etiketimi si mercenar që u bëri ditë më parë kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi disa krerëve të FARK-ut, duket se mbështetej në të dhënat që i ka publikura luftëtari Nasim Haradinaj.  (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …