Nasim Haradinaj: Simbolet e UÇK-së nuk guxon askush t’i përdorë, as t’i keqpërdorë për agjenda fetare

Nasim Haradinaj po i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik, si rezultat i përkeqësimit të shëndetit pas lirimit nga burgu i Hagës

Nasim Haradinaj po i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik, si rezultat i përkeqësimit të shëndetit pas lirimit nga burgu i Hagës. Edhe pse ai e  ka shtetësinë suedeze dhe ka familjen e ngushtë dhe të gjerë që jetojnë atje, atij i është pamundësuar Gjykata Speciale që të operohet në Suedi, apo në cilindo shtet jashtë vendit, duke mos i dhënë leje  që ta lëshojë Kosovën. Nasim Haradinajt muaj më parë iu kishte konfirmuar data e operimit në Suedi, por një gjë e tillë i është pamundësuar nga gjykata, e cila nuk e ka lejuar atë që të udhëtojë jashtë Kosovës deri në përfundimin e dënimit kusht, e që skadon në dhjetor të këtij viti. Gjendja e tij shëndetësore e përkeqësuar nuk ka mundur të pres më gjatë, andaj detyrimisht ai sot iu ka nënshtruar një intervenimi kirurgjik në Prishtinë. Nasim Haradinaj u lirua me kusht pak muaj më parë nga Gjykata Speciale  që e akuzonte për vënien në dispozicion të mediave të mbi 3 mijë dokumenteve gjatë një konference në selinë e OVL – UÇK-së, dokumente këto që në mënyrë anonime ishin lënë në hyrje të selisë, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …