leoni

Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj thotë se Donika Shvarc, për së vdekuri po i vë një njollë të zezë, babait të saj, atdhetarit, Jusuf Gërvalla

Në një intervistë për Klan Kosova, Nasim Haradinaj reagoi kundër  deklaratave të Donika Gërvallës, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të dëmshme për unitetin kombëtar. Ai deklaroi se me qëndrimet e saj, po përbalt figurat kombëtare dhe po krijon përçarje në shoqëri. Haradinaj theksoi se familja e tij ka ndihmuar Gërvallën dhe familjen e saj në periudha të vështira, por tani ajo po i sulmon ata që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës. Ai u bëri thirrje patriotëve dhe aktivistëve që të distancohen nga qëndrimet e saj dhe kërkoi që edhe kryeministri Albin Kurti të marrë një qëndrim të qartë ndaj deklaratave të saj. Nasim Haradinaj paralajmëroi se nëse Kurti nuk distancohet nga qëndrimet e saj, Organizata e Veteranëve të Luftës duhet të reagojë dhe të kërkojë një pozicionim të qartë të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …